Nga: Giuseppe Zaca
Përktheu: Elona Caslli
Një burrë i moshuar takon në rrugë një djalë të ri që e pyet:
– A më mbani mend?
Burri i përgjigjet se nuk e mban mend.
Atëherë djali i ri i thotë se dikur ka qenë nxënësi i tij. Mësuesi e pyet;
– Me të vërtetë?! Çfarë pune bën tani?!
I riu përgjigjet: “Jam mësues”.
“Ah sa bukur, mësues si unë.
– Në të vërtetë u bëra mësues sepse u frymëzova nga ju.
Mësuesi duke qenë kureshtar i kërkon të riut t’ia rrëfejë arsyen e frymëzimit dhe djali i rrëfen këtë histori;
“Një ditë, një shoku im erdhi në klasë me një orë dore shumë të bukur dhe unë ia vodha. Nuk kaloi shumë dhe shoku im e vuri re vjedhjen dhe erdhi për t’u ankuar tek ju.
Atëherë ju thatë para klasës:
– Ora e shokut tuaj është vjedhur gjatë mësimit sot. Kush e ka vjedhur, duhet ta kthejë.
Unë nuk e ktheva, sepse nuk doja ta ktheja.
Pastaj ju mbyllët derën e klasës dhe na kërkuat të ngriheshim në këmbë sepse do të kontrollonit xhepat të gjithëve, por më parë na kërkuat që t’i mbyllnim sytë
Ne i mbyllëm sytë dhe ju kontrolluat xhepat e të gjithëve dhe kur erdhi radha e xhepit tim, ju e gjetët orën dhe e morët.
Ju vazhduat t’i kontrollonit xhepat e të tjerëve dhe kur mbaruat thatë: hapini sytë se e gjeta orën. Nuk më thatë kurrë asgjë dhe nuk ma përmendët kurrë ngjarjen. Kurrë nuk e thatë emrin e atij që kish vjedhur orën.
Atë ditë, ju shpëtuat dinjitetin tim përgjithmonë. Ka qenë dita më e turpshme në jetën time. Nuk më thatë asnjë fjalë dhe as nuk më bërtitët dhe as nuk më thirrët për të më bërë moral, por unë e kuptova mesazhin shumë qartë.
Dhe, falë jush kuptova që kjo është gjëja që duhet të bëjë një mësues i vërtetë.
A e mbani mend këtë histori, mësues”?!
Mësuesi u përgjigj: Më kujtohet ngjarja dhe ora e vjedhur. Më kujtohet që kërkova te xhepat e të gjithë nxënësve, por ty nuk të mbaj mend se teksa kontrolloja xhepat i kisha mbyllur sytë edhe unë.
Ky është thelbi i mirësjelljes.
Për të ndrequr diçka, nuk ke nevojë të poshtërosh dikë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
Vuçiq: Sonte përfundoi karriera ime
Hovenier: Njohja reciproke është qëndrim i administratës Biden, por s’mendojmë se do të ndodhë tani
Gjashtë lojtarë të Barcelonës që mund të mos kenë të ardhme nën drejtimin e Hansi Flick
Vetëm një shtet i BE-së votoi kundër rezolutës së OKB-së për gjenocidin në Srebrenicë
Man City e sheh ish-lojtarin e tyre si zëvendësuesin perfekt të Guardiolas
Skena të shëmtuara pas finales Trepça-Ylli: Përleshje në palestrën "Minatori" - theren dy persona