LAJMI I FUNDIT:

E dashura e Cristiano Ronaldos, Georgina Rodriguez rrëmben gjithë vëmendjen në tapetin e kuq të Festivalit të Filmit në Venecia

E dashura e Cristiano Ronaldos, Georgina Rodriguez rrëmben gjithë vëmendjen në tapetin e kuq të Festivalit të Filmit në Venecia

Georgina Rodriguez mahniti me një fustan të gjatë me ngjyrë të kuqe në Festivalin e Filmit në Venecia.

Është hera e pestë që e dashura e Cristiano Ronaldos merr pjesë në këtë ngjarje – dhe pamja e saj prej një ylli të filmit tërhoqi sërish vëmendjen.


Spanjollja mahniti fansat me një veshje elegante, me një qafore verbuese argjendi që mendohet të jetë pjesë e koleksionit të saj të bizhuterive prej 4 milionë funtesh (4.6 milionë euro).

Foto: Getty

Georgina u shfaqur e relaksuar dhe e lumtur si kurrë më parë teksa ka pozuar për foto në festivalin e famshëm.

Dhe ajo ishte po aq elegante sa ecte pranë “Hotel Excelsior” me një mini-fustan ombre të kuq, të verdhë dhe portokalli.

Me të mbërritur për herë të parë në event më herët gjatë ditës, ajo ishte me një veshje edhe më zbuluese.

Foto: Getty

Georgina ka pozuar me një korse të zezë që i linte pak imagjinatës teksa i nxirrte në pah linjat e saj.

Modelja e ka përshtatur pjesën e sipërme me pantallona të zeza, një çantë dore argjendi dhe syze dielli.

Foto: Reuters

Georgina shkëlqeu teksa kishte veshur unaza me lule, një orë të madhe argjendi dhe një gjerdan.

29-vjeçarja u pa edhe me një çantë të rrallë Hermes Birkin prej 200 mijë funtesh (235 mijë euro).

Foto: Splash

Dhe ajo ndau një seri fotosh në Instagram krahas mbishkrimit: “Viti im i pestë në Venecia me dashuri në zemrën time”.

Georgina Rodriguez shfaqet në Festivalin e Filmit në Venecia me çantën 230 mijë euroshe të "Hermes Birkin"
Lexo po ashtu Georgina Rodriguez shfaqet në Festivalin e Filmit në Venecia me çantën 230 mijë euroshe të "Hermes Birkin"

Georgina është një fanse e kinemasë dhe tani është një yll i ekranit më vete falë serialit të saj dokumentar në Netflix “I Am Georgina” .

Foto: Splash

Aty ajo ndan një pasqyrë të jetës së saj duke jetuar me partnerin, yllin e futbollit Ronaldo dhe pesë fëmijët.

Teksa ajo ndodhet në Venecia, Ronaldo është bashkuar me skuadrën e Portugalisë teksa përgatiten të përballen me Sllovakinë dhe Luksemburgun në dy ndeshje kualifikuese për Euro 2024. /Telegrafi/

Foto: Georgina Rodriguez/Instagram