LAJMI I FUNDIT:

Dodik: Schmidt nuk do të mund të hyjë më në Republika Srpska

Dodik: Schmidt nuk do të mund të hyjë më në Republika Srpska

Presidenti i Republika Srpska (RS), Milorad Dodik tha se Përfaqësuesi i Lartë në Bosnje dhe Hercegovinë Christian Schmidt nuk do të mund të hyjë në atë entitet nga java e ardhshme.

“Ai nuk do të ketë më shoqërim. Nëse zbulojmë se ka hyrë, do ta dëbojnë nga Republika Srpska. Nga java e ardhshme nuk do të mund të hyjë. Ja, le ta provojë”, tha Dodik në një intervistë për Mrezha në FTV.

Dodik pohoi se Schmidt “erdhi për të shfuqizuar RS”, duke shtuar se Gjermania kishte refuzuar qartë mbështetjen për njësinë, raporton klix.ba.


“Çka është Gjermania? Ju keni situatën kur Gjermania refuzon të mbështet RS-në ndërsa bankat na thonë se ne nuk i pranojmë vendimet e qeverisë federale dhe mbetemi pas asaj kontrate. Ne nuk do ta anulojmë atë dhe nëse ata kundërshtojnë kontratat, ne do t’i hedhim në gjyq. Ata e dinë që do të humbin”, tha ai.

Ai shtoi se në momentin që Schmidt vendosi ligjin për pronën, “atë natë u mor vendimi për pavarësinë e RS”.

“Unë e di se ku kjo na dërgon. Ajo të dërgon në një Republika Srpska të pavarur. Unë nuk do të pranoj që dikush tjetër të ma marrë atë për të cilën kam të drejtë. Nëse ju më merrni pronën time, pse të jem me ju. Unë nuk jam dakord për pronën. Për mua ka përfunduar në Kushtetutë”, tha Dodik.

Në janar 2021, qeveria gjermane emëroi Schmidt si Përfaqësuesin e Ri të Lartë për Bosnjë dhe Hercegovinën pasi dha dorëheqje diplomati austriak, Valentin Inzko. Rusia dhe Kina kishin kundërshtuar emërimin e Schmidt, nuk e njohin ligjshmërinë dhe legjitimitetin e zgjedhjes së Schmidt dhe refuzojnë të njohin autoritetin e tij.

Në nëntor të vitit 2021, Schmidt i dorëzoi raportin e parë Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, duke paralajmëruar se Bosnja dhe Hercegovina rrezikon të ndahet ndërsa mund të kemi edhe një konflikt të ri dhe paralajmëroi se nëse kjo ndodh, prania ushtarake ndërkombëtare duhet të rishikohet. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Ukrainasit u shtirën kinse po pësojnë humbje dhe po tërhiqen, futin në kurth rusët – i godasin rëndë me HIMARS

Ukrainasit u shtirën kinse po pësojnë humbje dhe po tërhiqen, futin në kurth rusët – i godasin rëndë me HIMARS

Evropa
Musk i thotë AfD-së të Gjermanisë se ka shumë 'faj' për 'mëkatet' e gjyshërve nazistë - mijëra njerëz protestojnë në Berlin kundër tyre

Musk i thotë AfD-së të Gjermanisë se ka shumë 'faj' për 'mëkatet' e gjyshërve nazistë - mijëra njerëz protestojnë në Berlin kundër tyre

Evropa
Trump dëshiron që Jordania dhe Egjipti të pranojnë më shumë refugjatë dhe të 'pastrojnë' Gazën

Trump dëshiron që Jordania dhe Egjipti të pranojnë më shumë refugjatë dhe të 'pastrojnë' Gazën

Amerika
Afati për tërheqjen e Izraelit nga Libani skadon, por trupat do të qëndrojnë

Afati për tërheqjen e Izraelit nga Libani skadon, por trupat do të qëndrojnë

Azia
Zelensky thotë se ndihma ushtarake nuk është ndalur, pas njoftimit të ndalimit të granteve të huaja nga SHBA

Zelensky thotë se ndihma ushtarake nuk është ndalur, pas njoftimit të ndalimit të granteve të huaja nga SHBA

Evropa
Dronët ukrainas godasin sërish rafinerinë ruse të naftës

Dronët ukrainas godasin sërish rafinerinë ruse të naftës

Evropa
Kalo në kategori