LAJMI I FUNDIT:

Xhaferi: Seanca për ndryshimet kushtetuese do të vazhdojë kur të ketë kushte

Xhaferi: Seanca për ndryshimet kushtetuese do të vazhdojë kur të ketë kushte

Mundësia që njëzet deputetë të kërkojnë mbajtjen e seancës së re nuk është obligim që kryetari i Kuvendit të thërrasë seancë, tha kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, në fillim të seancës së sotme të 125-të, duke iu përgjigjur kërkesës së deputetes Dafina Stojanovska nga OBRM-PDUKM për mbajtjen e vazhdimit të seancës së 123-të për votimin e amendamenteve kushtetuese.

Në fillim të seancës së 125-të të Kuvendit, kryeparlamentari u përgjigj se baza e kërkesës ishte joadekuate. Ai shtoi se vazhdimi i seancës së ndërprerë është në kompetencë ekskluzive të kryetarit të Kuvendit.

“Paragrafi 5 i nenit 81 është i qartë, preciz dhe vendimtar në kuptimin që seanca e ndërprerë është në kompetencë ekskluzive të Kryetarit të Kuvendit, kur ai vazhdon me atë seancë. Në fakt, si shumë seanca të tjera që presin vazhdimin për disa gjëra që ju dhe opinioni tashmë i dini, për shkak të mosveprimit të komisioneve përkatëse”, deklaroi Xhaferi.


Ai shtoi se seanca e 123-të do të vazhdojë kur të ketë kushte për të vazhduar.

Stojanovska nga OBRM-PDUKM tha se seanca e 18 gushtit është mbyllur pa asnjë shpjegim dhe ka kërkuar nga Xhaferi, duke iu referuar nenit 67 paragrafi 2 të Rregullores së punës dhe sipas nënshkrimeve të njëzet deputetëve të kësaj partie, që të thirret vazhdimi i kësaj séance.

Kryeparlamentari ka ndërprerë seancën për ndryshimet kushtetuese më 18 gusht. Rendi i ditës i seancës në Kuvend për fillimin e procedurës për ndryshime kushtetuese u miratua me 70 vota “pro”, dhe pas shterjes së diskutimit për propozim-vendimin për aderim në ndryshimin e Kushtetutës, kryeparlamentari Xhaferi e shtyu votimin deri në sigurimin e dy të tretave të shumicës./SHENJA/

Në trend Lajme

Më shumë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Lajme
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Lajme
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Lajme
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Kalo në kategori