LAJMI I FUNDIT:

Sekuestrimi i armëve në veri, Instituti “Octopus”: Brigada e veriut mbrëmë ka postuar video me armë të prodhimit të ri

Sekuestrimi i armëve në veri, Instituti “Octopus”: Brigada e veriut mbrëmë ka postuar video me armë të prodhimit të ri

Instituti për Studimin e Kërcënimeve Hibride “Octopus”, njofton se Brigada e Veriut, organizatë kjo e shpallur terroriste nga Qeveria e Kosovës ka postuar një video mbrëmë, ku shihet një armë, prodhim i ri serb, ndërsa pikërisht sot, Policia e Kosovës ka sekustruar armë në veri.

Instituti “Octopus”, thotë se kjo organizatë vazhdon të paraqes rrezik të vazhdueshëm, ndërsa organizimi vjen nga presidenti i Serbisë, transmeton Telegrafi.

“Brigada e Veriut, organizata e shpallur terroriste nga Qeveria e Kosovës, ka postuar një video para 18 orësh. Në video, shihet një armë AK-47 prodhim serb i ri , e shoqëruar nga këngë Cetnike. Sot, autoritetet e Kosovës kanë sekuestruar armë, municione dhe bomba, duke treguar se kjo organizatë vazhdon të paraqesë një rrezik të vazhdueshëm. Gjithmonë, organizimi i tillë vjen nga vet Vucici i cili ka në shërbimin e tij kriminelet si Radojcic dhe Veselinovic. Instituti Octopus ka raportuar vazhdimisht për akvtivitetet e grupeve kriminale serbe në veri te Kosovës”, thuhet në njoftim.


Ndryshe, një asi e madhe e armatimit është zbuluar të martën në një shtëpi në Zveçan, duke përfshirë armë automatike, fishekë, granata dore dhe eksploziv.

Drejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani, tha para gazetarëve se policia ka arritur të gjeje katër pushkë automatike, karikatorë, eksploziv, granata dore. municion dhe gjëra të tjera.

“Policia e Kosovës pas pranimit të një informate nga Agjencia Kosovare e Inteligjencës, ka zhvilluar një bastisje në ‘Korile e poshtme’ këtu në Zveçan, me c’rast gjatë bastisjes kemi hasur në armë dhe municion të cilin ju e patë. Aty janë gjetur katër pushkë automatike, karikatorë, eksploziv, granata dore, municion dhe gjëra të tjera. Policia e Kosovës vazhdon të jetë e dedikuar për ruajtjen e rendit dhe të qetësisë publike në mbarë territorin e Kosovës dhe në veçanti në veriun e saj… Duke marrë parasysh numrin, sasinë dhe llojin e armëve, atëherë del se ky vend ka mundësi të jetë edhe depo. Ne nuk kemi të arrestuar për momentin, por kemi persona të dyshimtë. Në mesin e armëve dhe municionit që ju i patë kishte edhe kallashnikov dhe municion 5X56, që i bie kalibër i NATO-s, e që është një rast interesant për t’u hetuar… Në pjesën veriore të Kosovës situate është e qetë, stabile, por delikate, duke marrë parasysh edhe zhvillimet politike të cilat po zhvillohen në vend”, ka thënë Elshani. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Osmani takohet me admiralin Bauer: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi është prioritet strategjik për Kosovën

Osmani takohet me admiralin Bauer: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi është prioritet strategjik për Kosovën

Lajme
Mbeti i plagosur gjatë konfliktit ku u vra Martin Cani, flet babai i 14-vjeçarit: Janë dy vrasës, njëri është ende i lirë

Mbeti i plagosur gjatë konfliktit ku u vra Martin Cani, flet babai i 14-vjeçarit: Janë dy vrasës, njëri është ende i lirë

Lajme
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan

Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan

Lajme
Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?

Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?

Lajme
Boshatisen qendrat e emigrantëve! Operatorët largohen nga Shëngjini e Gjadri

Boshatisen qendrat e emigrantëve! Operatorët largohen nga Shëngjini e Gjadri

Lajme
Plagosja e dy personave në Prishtinë – policia arreston të dyshuarin

Plagosja e dy personave në Prishtinë – policia arreston të dyshuarin

Kronika e Zezë
Kalo në kategori