LAJMI I FUNDIT:

Rezervuari i aeroplanit luftarak të ushtrisë turke bie mbi dy vetura të parkuara në Ankara – nuk raportohet për viktima apo të lënduar

Rezervuari i aeroplanit luftarak të ushtrisë turke bie mbi dy vetura të parkuara në Ankara – nuk raportohet për viktima apo të lënduar

Një rezervuar i aeroplanit luftarak ka shkatërruar dy vetura në një parking në Turqi, pasi ka rënë nga qielli.

Rezervuari i aeroplanit F-4 Phantom II i përket forcave ajrore turke, që ra mbi veturat e parkuara në selinë e kompanisë TPAO (kompania shtetërore e naftës që është në pronësi të qeverisë turke) në Ankara, transmeton Telegrafi.


Videoja amatore shfaq rezervuarin gjigant që ka rënë nga qielli dhe ka përfunduar mbi dy vetura të parkuara. Mbetjet e rezervuarit kishin shkatërruar edhe veturën e tretë që ishte parkuar afër.

Pamjet janë filmuar nga një kalimtar rasti, ku shihet rezervuari mbi dy veturat. Për fat të mirë nuk ka pasur të vdekur apo të lënduar nga ky aksident.

Pas intervenimit të ekipeve kompetente, rezervuari është larguar nga pjesa perëndimore e Ankarasë – ku po mbahej festivali i aviacionit, dhe është kthyer në bazën ajrore në Eskisehir.

Ministri turk i Mbrojtjes në një kumtesë ka njoftuar se një pjesë e aeroplanit luftarak F-4 që i përket forcave ajrore turke u përplas në një parking të veturave në pronësi të TPAO, ku deri më tani nuk dihen arsyet.

“Fluturakja ka zbritur sigurt në Eskisehir. Nuk ka humbje jetësh apo të lënduar. Hetimet e detajuara do të zbardhin tërë rastin”, shtoi ministri turk i Mbrojtjes. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Ukraina realizon një nga sulmet më të mëdha me dronë brenda Rusisë

Ukraina realizon një nga sulmet më të mëdha me dronë brenda Rusisë

Evropa
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Botë
Kryeministri sllovak mbetet në gjendje të rëndë, ndërsa i dyshuari për atentatin ndaj tij paraqitet në gjykatë

Kryeministri sllovak mbetet në gjendje të rëndë, ndërsa i dyshuari për atentatin ndaj tij paraqitet në gjykatë

Botë
Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë

Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë

Amerika
Zelensky: Rusia po humbet këmbësorinë

Zelensky: Rusia po humbet këmbësorinë

Botë
Flet i dyshuari që plagosi kryeministrin sllovak - tregon motivin pse e kreu atentatin ndaj Ficos

Flet i dyshuari që plagosi kryeministrin sllovak - tregon motivin pse e kreu atentatin ndaj Ficos

Evropa
Kalo në kategori