Kryetarët aktualë të Mitrovicës së Veriut, Leposaviqit, Zveçanit dhe Zubin Potokut, duhet të japin dorëheqje. Ky është vlerësimi i analistëve në vend, si një nga zgjidhjet më praktike para caktimit të datës së zgjedhjeve në këto komuna. Ata vlerësojnë se procedura për organizim të peticionit është kosto e dyfishtë.
Ndonëse Udhëzimi administrativ që u mundëson qytetarëve të katër komunave në veri të Republikës, shkarkimin e kryetarëve përmes një peticioni, do duhej të ishte gati më 1 shtator, një gjë e tillë ende nuk ka ndodhur.
Megjithatë javën e kaluar një draft i këtij udhëzimi është dalë për konsultim publik, për të cilin është thënë se ndodhet në fazën finale para miratimit.
Dokumenti, i cili mendohet se do t’i hapte rrugë zgjedhjeve të reja në veri të vendit, parasheh format e shkarkimit të një kryetari të komunës përmes peticionit dhe përqindjen e nënshkruesve.
Për, politologun Fidan Ukaj, formën e shkarkimit të kryetarëve përmes peticionit e ka cilësuar si të gabuar, duke thënë se kërkesat e BE-së dhe SHBA-së në vazhdimësi kanë qenë caktimi sa më parë i datës së zgjedhjeve në veri.
“Zgjidhja është takimi me kryetarët e atyre komunave, shtyrja në dorëheqje dhe caktimi i datës së zgjedhjeve”, deklaroi për RTK-në politologu Fidan Ukaj.
Analisti Gazmir Rraci thotë se Qeveria po i zbaton të gjitha ujditë që kanë dalë nga takimi i Bratislavës.
“Nëse është në kuadër të ligjeve, ato mund të organizohen natyrisht qeveria e ka për detyrë me gjet zgjidhje ligjore konform kushtetutës, por me rëndësi është që Kosova ka pranuar zotimet e Bratislavës dhe shumicën e pikave është duke i zbatuar”, tha Rraci.
Ndërkohë, në Institutin Demokratik të Kosovës thonë se shkuarja në zgjedhje përmes peticionit, do të kishte kosto të dyfishtë për vendin.
“Ofrim i dorëheqjeve do t’i ofronte qytetarëve që të shprehin vullnetin i tyre… ndërsa aktualisht fokusi institucional është tek metoda me peticion, e cila do të ketë kosto të dyfishtë për shkak se do të organizohen dy procese zgjedhore, dhe Kosova nuk do të arrijë ta përmbyllë procesin brenda afatin kohor siç është zotuar në kuadër të procesit të dialogut në Bratislavë”, tha Eugen Cakolli nga KDI.
Njëra prej kërkesave kryesore të faktorit ndërkombëtar është mbajta sa më parë e zgjedhjeve të parakohshme në katër komunat veriore.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Krasniqi: Me Bedri Hamzën kryeministër, Mitrovica do të jetë më e fortë, më e zhvilluar dhe më e mirë
Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes
Zgjedhjet e 11 majit, Balla-opozitës: Të shtyjmë me 10 ditë regjistrimin e kandidatëve
Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë
Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë
Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes
Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Ligji i ri për kadastër, drejtori i AKK-së: Hap i madh për unifikimin e procedurave pronësore
Pengimi i gazetarëve në fushatë, PZAP gjobit Vetëvendosjen me 8 mijë euro
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gjesti rrezikon eliminimin nga Big Brother, pasi nuk dëshiron ta kryejë dënimin e Vëllait të Madh
Emina Çunmulaj flet për partnerin: Burrin e kam persian, unë persianët dhe shqiptarët nuk di t'i ndaj - jemi pothuajse njësoj
Dikur legjendë e tenisit ndërsa sot në një karrige me rrota, Anna Kournikova ngjall shqetësime në daljen e parë publike pas dy vjetësh
Tifozët e futbollit nuk mund ta besojnë se për sa po shitet Mitoma te Al Nassr
Tragjedia ajrore në Uashington, Trump fajëson Bidenin dhe Obamën
A po i kthehet BE-ja shkollimit online?