LAJMI I FUNDIT:

Kovaçevski për rastin në Onkologji: Nuk ka falje për askënd që ka gabuar, qoftë ai i LSDM-së, i OBRM-PDUKM-së, apo BDI-së

Kovaçevski për rastin në Onkologji: Nuk ka falje për askënd që ka gabuar, qoftë ai i LSDM-së, i OBRM-PDUKM-së, apo BDI-së

“Nuk mund të kërkosh përgjegjësi politike për dikë që nuk është në detyrë”, tha kryeministri Dimitar Kovaçevski për përgjegjësit në rastin e Onkologjisë.

Ai tha se nuk do të ketë falje për askënd që ka gabuar, qoftë ai siç tha kryeministri i “shën LSDM-së, shën, OBRM-PDUKM-së, apo shën BDI-së”.

“Nuk do të ketë falje për askënd, ky është një rast i tmerrshëm, nuk do të ketë falje për askënd, pavarësisht nëse janë të ndonjë partie politike, ky është krim shumëpartiak, multietnik që duhet të trajtohet. E kuptoj shqetësimin e qytetarëve dhe zemërimin e tyre dhe e drejta për të protestuar në raste të tilla është e mirëseardhur sepse ushtron presion shtesë mbi institucionet që sa më shpejt të kryejnë punën e tyre”, theksoi Kovaçevski.


Ai bëri thirrje që rasti të mos politizohet sepse, sipas tij, bëhet fjalë për veprime hetimore, të cilat do të zhvillohen në mënyrën më profesionale.

“Pres që të bëhet hetim profesional, i shpejtë, i cili do të identifikojë individët që kanë gabuar para ligjit, por edhe para parimeve etike të mjekëve. Të mos jemi sensacionalist dhe të mos fajësojmë gjithë profesionin e mjekësisë për diçka që është bërë nga individë”, tha kryeministri.

“Politizimi i çështjes do të thotë vetëm fshehje e dikujt dhe institucionet nuk do të mund ta përfundojnë atë që është nisur në mënyrën më profesionale. Kanë mjaftuar 30 vjet që qytetarët të kërkojnë luftë kundër krimit dhe korrupsionit”, tha Kovaçevski.

Sipas tij, askush nuk duhet të ushtrojë asnjë ndikim dhe presion në këtë rast./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Bora në viset malore, vazhdon pastrimi i trotuareve dhe hyrjeve në zonën e vilave në Brezovicë

Bora në viset malore, vazhdon pastrimi i trotuareve dhe hyrjeve në zonën e vilave në Brezovicë

Lajme
Votat me postë, qendrat e votimit, numri i vëzhguesve - Elezi nga KQZ flet për procesin zgjedhor

Votat me postë, qendrat e votimit, numri i vëzhguesve - Elezi nga KQZ flet për procesin zgjedhor

Lajme
Sondazhi i parë i Valicon për zgjedhjet e 9 shkurtit, këto janë rezultatet

Sondazhi i parë i Valicon për zgjedhjet e 9 shkurtit, këto janë rezultatet

Lajme
Stoilkoviq do ta përmirësojë tekstin ku shkruan

Stoilkoviq do ta përmirësojë tekstin ku shkruan "Kosova dhe Metohija": Si serb kurrë nuk do ta pranoj Republikën e Kosovës

Lajme
Pankarta për Kosovën në protestat e studentëve në Serbi

Pankarta për Kosovën në protestat e studentëve në Serbi

Lajme
Osmani nuk tregon nëse do të merr pjesë në inaugurimin e presidentit Trump

Osmani nuk tregon nëse do të merr pjesë në inaugurimin e presidentit Trump

Lajme
Kalo në kategori