LAJMI I FUNDIT:

Prokuroria Themelore urdhëron ndalimin e një mjeku në QKUK, dyshohet për “marrje të ryshfetit”

Prokuroria Themelore urdhëron ndalimin e një mjeku në QKUK, dyshohet për “marrje të ryshfetit”

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka urdhëruar që të ndalohet mjeku S.D, i cili gjatë punës në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës dyshohet për veprën penale “Marrje e ryshfetit”.

Prokuroria në njoftimin e bërë për media thotë se është duke vazhduar hetimet lidhur me rastin, transmeton Telegrafi.

“Prokuroria Themelore në Prishtinë, njofton opinionin publik se Departamenti për Krime të Rënda, konkretisht Njësiti për Krime Ekonomike dhe Korrupsion, ka urdhëruar ndalimin e personit me inicialet S.D., në cilësinë e mjekut në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale “Marrja e ryshfetit”, sipas KPRK-së. Prokuroria në koordinim me Policinë është duke vazhduar me ndërmarrjen e veprimeve hetimore lidhur me këtë çështje penale”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/