LAJMI I FUNDIT:

Spasovski: Nuk do të ketë tolerancë për një krim të tillë si në Klinikën e Onkologjisë

Spasovski: Nuk do të ketë tolerancë për një krim të tillë si në Klinikën e Onkologjisë

Ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski sot në TV21 ka folur për hetimet në Klinikën e Onkologjisë. Ai tha se nuk mund të zbulonte detaje, por e konsideroi rastin si krim krim.

“Nuk kam fjalë të cilat mund të përshkruajnë atë që ka ndodhur. Dimensioni njerëzor ka humbur, dhe këto janë raste që ato zgjatën vazhdimisht për një periudhë të gjatë kohore. Ju e dini që ka pasur disa herë shkrime publike, ka pasur raporte të caktuara që janë dorëzuar në ministri dhe në prokurori dhe kjo ka qenë arsyeja për të ndërmarrë veprime”.

“Sa keq të jetë dhe sa të dhemb, kjo duhet shtyrë deri në fund dhe të analizohen të gjitha argumentet. Të gjeturat që janë publikuar, informatat që janë mbledhur nga MPB kanë kërkuar që të konfiskohen pajisjet përkatëse elektronike, nga klinika e onkologjisë të sekuestrohen materiale të caktuara, të cilat përmes analizave do të jenë pjesë e provave”, tha Spasovski.


Ai tha se “një ekip special policor është duke punuar në koordinim me Prokurorinë, është bërë një plan i plotë dhe po punohet intensivisht për mbledhjen e informacionit në këtë fushë.

“Numri i personave në hetim është më i madh dhe nuk mund të dal me shifra. Gjithçka që bëhet është të përcaktohet sepse realisht fajtorët kanë emër dhe mbiemër dhe ata duhet të përcaktohen. Nuk do të ketë asnjë tolerancë për këtë lloj vepre, për këtë lloj krimi, për këtë lloj çnjerëzimi”, tha Spasovski./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen'  figurat historike shqiptare

Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare

Lajme
Vogel: Për sa kohë BE-ja dhe SHBA-ja e 'ledhatojnë Vuçiqin', Kosova do të jetë në rrezik

Vogel: Për sa kohë BE-ja dhe SHBA-ja e 'ledhatojnë Vuçiqin', Kosova do të jetë në rrezik

Lajme
Hoxha skeptik për formimin e qeverisë nga Albin Kurti pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, i duhet koalicioni

Hoxha skeptik për formimin e qeverisë nga Albin Kurti pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, i duhet koalicioni

Lajme
Del duarsh protesta në Tiranë, Adriatik Lapaj përplaset me

Del duarsh protesta në Tiranë, Adriatik Lapaj përplaset me "Lëvizjen Bashkë" të Arlind Qorrit

Lajme
Sarajeva e para, Prishtina qyteti 15-të me ajrin më të ndotur në botë

Sarajeva e para, Prishtina qyteti 15-të me ajrin më të ndotur në botë

Prishtina
Ekspertët e sigurisë: Shtimi i forcave ndërkombëtare, reagim ndaj destabilizimit të mundshëm nga Serbia

Ekspertët e sigurisë: Shtimi i forcave ndërkombëtare, reagim ndaj destabilizimit të mundshëm nga Serbia

Siguri
Kalo në kategori