LAJMI I FUNDIT:

Bebe Rexha puthet në buzë me këngëtaren Luisa Sonza në skenë gjatë performancës në festivalin brazilian

Bebe Rexha puthet në buzë me këngëtaren Luisa Sonza në skenë gjatë performancës në festivalin brazilian

Artistja shqiptare me renome ndërkombëtare, Bebe Rexha, ka performuar së fundmi në festivalin e famshëm brazilian, “The Town”.

Ajo kërkoi tre burra dhe më pas tre gra që të kërcenin bashkë me të në skenë. Të gjashtë morën pjesë në një “konkurs” kërcimi për këngën “Hey Mama” me David Guettam.

Një tjetër partneritet me DJ-in e famshëm, “I’m Good (Blue)” e cila u krijua si frymëzim nga megahiti “Blue (Da Ba Dee)”, një super këngë e vitit 1998 nga grupi italian Eiffel 65. Kënga u lëshua dy herë në fund të spektaklit, me këngëtaren e mbështjellë me flamurin brazilian, duke ecur pranë publikut.


Bebe Rexha në “The Twon” (Foto: Foto: Reprodução)

Në një moment, Rexhës iu bashkua këngëtarja Luisa Sonza, e cila doli në skenën e festivalit për herë të dytë këtë të diel.

Përveçse këndoi me artisten shqiptare hitin “I Got You”, braziliania bukuroshe në fund të performancës e puthi në buzë Beben.

Bebe Rexha në “The Twon” (Foto: Manu Scarpa/Brazil News)

Ovacionet në atë moment nuk munguan, me shumë pjesëmarrës nga publiku që brohoritën për dy vajzat.

Bebe Rexha në “The Town” (Foto: Fábio Tito/g1)

Rexha përndryshe pati mundësinë që për publikun brazilian të interpretonte këngët e albumit të saj më të fundit, “Bebe”, të cilin e nxori në shitje këtë vit. /Telegrafi/

Bebe Rexha në “The Town” (Foto: Fábio Tito/g1)

Në trend Magazina

Më shumë
Rita Ora detyrohet të anulojë koncertin në Hungari për shkak të gjendjes shëndetësore - po vuan nga gurët në veshka

Rita Ora detyrohet të anulojë koncertin në Hungari për shkak të gjendjes shëndetësore - po vuan nga gurët në veshka

Magazina
Vesa Luma kritikon estradën për performancat në Sunny Hill: Nuk e kuptoj se si kolegët këndojnë 'playback' në skena të mëdha të festivaleve

Vesa Luma kritikon estradën për performancat në Sunny Hill: Nuk e kuptoj se si kolegët këndojnë 'playback' në skena të mëdha të festivaleve

Magazina
Gruaja e Kanye West, Bianca Censori shfaqet përsëri me gjoksin e saj të ekspozuar në Los Angeles

Gruaja e Kanye West, Bianca Censori shfaqet përsëri me gjoksin e saj të ekspozuar në Los Angeles

Magazina
Ilnisa Agolli dhe Meriton Mjekiqi duken të mrekullueshëm në fotografitë nga pushimet

Ilnisa Agolli dhe Meriton Mjekiqi duken të mrekullueshëm në fotografitë nga pushimet

Magazina
E gjuajtën edhe në Kosovë, Bebe Rexha i drejtohet sigurimit në shqip që të mos e largojë fansin: Lëre lëre, është vetëm një bluzë

E gjuajtën edhe në Kosovë, Bebe Rexha i drejtohet sigurimit në shqip që të mos e largojë fansin: Lëre lëre, është vetëm një bluzë

Magazina
Capital T për pak rrëzohet në skenën e

Capital T për pak rrëzohet në skenën e "Sunny Hill" - por e menaxhon mirë situatën

Magazina
Kalo në kategori