LAJMI I FUNDIT:

Telegrafi sjell pamje të mahnitshme të shkarkimit të rrufeve mbi Prishtinë

Telegrafi sjell pamje të mahnitshme të shkarkimit të rrufeve mbi Prishtinë

Mbrëmjen e së dielës Prishtina është përfshirë nga një mot me shi dhe shkarkim rrufesh.

Fotoreporteri i Telegrafit, Ridvan Slivova, me fotoaparatin e tij ka kapur pamje interesante nga momentet e shkarkimit të rrufeve mbi kryeqytet.


Kujtojmë Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka paralajmëruar se edhe gjatë së hënës vranësirat parashihen të sjellin reshje shiu dhe shkarkime rrufesh.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 14-16 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 19-22 gradë Celsius./Telegrafi/