Aktori spanjoll Gabriel Guevara, ylli i ekskluzivitetit të filmit adoleshent të Prime Video, “Culpa Mia (My Fault)”, është arrestuar në Festivalin e Filmit në Venecia.
Guevara kishte një urdhër aktiv ndërkombëtar kundër tij për një sulm të dyshuar seksual në Francë. Policia e Venecias konfirmoi arrestimin, i raportuar fillimisht nga e përditshmja e Venecias La Nuova.
Gjykata e Apelit do të vendosë për çështjen e tij përpara se të fillojë procedura e ekstradimit. Për momentin nuk janë dhënë detaje të mëtejshme mbi sulmin apo arrestimin, shkruan The Hollywood Reporter.
Guevara u arrestua nga policia e shtetit italian në Venecia të shtunën, më 2 shtator, një ditë përpara se të merrte çmimin për aktorin më të mirë të ri, të dhënë nga Filming Italy të dielën, më 3 shtator.
Me lajmin për arrestimin e tij, Filming Italy anuloi çmimin, për të cilin ata thanë se ishte një “masë paraprake” në pritje të rezultatit të çështjes kundër tij.
Festivali lëshoi një deklaratë në llogarinë e tij zyrtare në Twitter, duke shkruar se “do të donte të specifikonte se prania në Venecia e aktorit spanjoll Gabriel Guevara, që disa website të shtypit kanë raportuar së fundmi si të arrestuar, nuk ishte e lidhur me ndonjë aktivitet ose prodhim i Festivalit të 80-të Ndërkombëtar të Filmit në Venecia”.
Guevara fitoi famë evropiane në vitin 2018 si Cristian Miralles Haro në sezonin e parë të “Skam Spain”, por rolet e tij kryesore në filmat “My Fault” rriti famën e tij edhe ndërkombëtarisht. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëGerta Gixhari e lëndon Gjestin? I hedh alkool në sy
Gjesti lë përkohësisht shtëpinë e Big Brother VIP Albania
‘Trazira’ në Big Brother VIP Albania - pas lëndimit të Gjestit shpërthejnë debatet në shtëpi
‘Martohen’ Jozi dhe Loredana në Big Brother VIP Albania 4
Sonte në Big Brother martohen Jozi dhe Loredana, por nuk ftojnë në dasmë Rozanën dhe Laertin
Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?
Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Bëri ndërhyrje horror në Mbappen, lojtari i Espanyolit tregoi se çfarë i tha francezit
Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie
Perez del kundër një top transferimi, cilësohej si zëvendësuesi i Toni Kroos