Nën koordinimin e zyrës së Interforze pranë ambasadës italiane në Shqipëri, 8 efektivë të policisë fqinje, patrulluan nga 15 korriku deri më 31 gusht në plazhet e Durrësit, Vlorës, Himarës e Sarandës.
Përkrah kolegëve të tyre të policisë së Vlorës ata thonë se edhe këtë vit, ku numri i shtetasve italian që mbërritën për pushime në Shqipëri u rrit ndjeshëm, nuk janë regjistruar ngjarje të rënda në aspektin e sigurisë apo krimit.
“Nuk ka pasur asnjë problematikë, përkundrazi, ka qenë shumë e këndshme bashkëpunimi me patrullat shqiptare. Kemi pasur mundësinë të shkëmbenim profesionalizëm ,midis nesh. Dhe raporti me turistët ka qenë i kënaqshëm, pasi shpesh na ndalonin dhe na pyesnin për informacione, si dhe na falënderonin për prezencën tonë. Në shumicën e rasteve kemi pasur probleme lidhur me individët të cilët kishin humbur kartat e identitetit. I kemi adresuar qytetarët tek konsullata italiane në Vlorë. Këto kanë qenë problematikat kryesore, asnjë lloj tjetër rasti. Duhet të them që ka qenë një shërbim i organizuar shumë mirë, shumë I bukur, si në nivel profesional ashtu dhe human,” – u shpreh Stefania Cappuçini, efektive e policisë italiane.
“Lëvizja e tyre në gjithë zonat e plazheve, përgjatë gjithë vijës bregdetare që ka qyteti i Vlorës, nga grykderdhja e Vlorës deri në Orikum, e ka bërë më të mirë, më të lehtë dhe më të thjeshtë mënyrën e komunikimit me këta pushues të huaj,” – deklaroi shefi i rendit të komisariatit të policisë Vlorë, Kristaq Pata.
Edhe në Durrës numri i shtetasve italianë që u “dislokuan” për pushime raportohet në rritje të ndjeshme.
“Patrullimi i përbashkët me forcat e rendit shqiptare ka qenë shumë pozitiv. Kemi shkëmbyer eksperienca profesionale si dhe kemi krijuar raporte miqësore me kolegët shqiptar. Turistët Italian na kanë njohur dhe na kanë pasur pikë referimi, janë drejtuar tek ne për informacione nga më të ndryshmet dhe nga pikëpamja e sigurisë janë ndjerë shumë mirë. Gjithçka ishte e qetë, nuk kemi pasur probleme, çdo gjë ishte e organizuar mirë. Perceptohej një klimë e organizuar dhe e sigurt,” – tha efektivja e policisë italiane, Francesca Riglietti.
Policitë e dy vendeve kanë firmosur një memorandum bashkëpunimi prej vitit 2017 për patrullimet verore për sigurinë e turistëve italianë në Shqipëri, marrëveshje që do të vijojë edhe në vitet e ardhshme ku ndoshta shtimi i numrit të turistëve do të sjellë edhe numrin e efektivëve italianë që do të shërbejnë në Shqipëri, sezonin e verës.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëE refuzuan Abdixhiku e Haradinaj, deklarohet Kurti: Mendova se është më së miri të takohemi të gjithë së bashku
Bombardimi i konsullatës në Ukrainë, Qeveria shqiptare interesohet për provat
Gara për Parlamentin Evropian, Emma Bonino mbështet fuqishëm kandidatin shqiptar, Muharrem Salihu
Ushtria shqiptare po ringrihet, 1.8 mld euro për transformim
Ramadani “dekonspiron” regjisorin serb: Po mundohet ta përgatisë opinionin perëndimor për planet serbe ndaj Kosovës
Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Gabimi në Ligën e Kampionëve i kushton, UEFA pritet t’i jap një dënim të ashpër gjyqtarit Marciniak
Zvicra fiton "Eurovision 2024"
Holanda përjashtohet nga finalja e "Eurovision 2024"
Bombardimi i konsullatës në Ukrainë, Qeveria shqiptare interesohet për provat
E refuzuan Abdixhiku e Haradinaj, deklarohet Kurti: Mendova se është më së miri të takohemi të gjithë së bashku
Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron