LAJMI I FUNDIT:

“Partia do jetë e qytetarëve, jo e kryetarit”, mesazhi i Bashës pas mbylljes së Kuvendit Kombëtar të PD-së

“Partia do jetë e qytetarëve, jo e kryetarit”, mesazhi i Bashës pas mbylljes së Kuvendit Kombëtar të PD-së

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, iu është drejtuar qytetarëve me një mesazh mbledhjes së Kuvendit Kombëtar të partisë.

Teksa ka ndarë dhjetëra fotografi nga mbledhja, Basha ka thënë se lëvizja e sotme ka si synim ndërtimin e një Partie Demokratike moderne, ku fokusi do të jetë te qytetarët dhe jo te kryetari.


“Për këtë nisim sot të ndërtojmë Partinë Demokratike moderne, partinë e qytetarëve dhe anëtarëve dhe jo partinë e kryetarit. Sepse kryetarët ikin e vijnë, por demokratët dhe Partia Demokratike do të jetë aty për të luftuar vetëm për të mirën e Shqipërisë dhe shqiptarëve! Mirënjohje për secilin prej tyre”, ka shkruar kreu i PD-së në Facebook.

Ai tutje është shprehur se partia që drejton synon të ndërtojë të ardhmen, të hapë vende të reja pune për të rinjtë si dhe të rrisë të ardhurat për familjet shqiptare.

“Pa qëndresën e anëtarëve dhe drejtuesve nga seksioni deri te kryesia e PD-së ne nuk do të ishim sot këtu për të ndërtuar të ardhmen, që t’ju shërbejmë njerëzve, që të hapen vende pune për të rinjtë tanë, që të rriten të ardhurat për familjet shqiptare, që ato të kenë arsim dhe shëndetësi më të mirë”, ka përfunduar Basha. /Telegrafi/