Kushërira e dashur e Rihannas, Tanella Alleyne, vdiq papritur në moshën 28-vjeçare.
Kjo ngjarje e tmerrshme vjen vetëm gjashtë vjet pasi vëllai i Tanellas, Tavon, u qëllua për vdekje disa orë pasi vëllezërit e motrat kaluan ditën e Krishtlindjes me të.
Edhe motra binjake e Tanella, Taneisha, vdiq më shumë se një dekadë më parë në moshën 14-vjeçare, shkruan The Sun.
Dashamirja e modës Tanella, e cila kishte pothuajse 55,000 ndjekës në Instagram, shpesh u fotografua duke shkrepur fotografi me kushërirën e saj, Rihanna.
Vdekja e saj erdhi vetëm disa ditë pasi këngëtarja e hitit ”Diamonds” solli në jetë djalin e saj – të dytin me të dashurin A$AP Rocky.
Miqtë, të dashurit dhe fansat kanë përdorur rrjetet sociale për të shprehur ngushëllime për Tanellan – të cilën ata e quanin me dashuri TT ose Nella.
Njëri shkroi: “Do t’ju mungojë shumë”.
“Ti ishe e bukur dhe e sjellshme dhe jepje përqafimet më të mira, por mbi të gjitha do të më mungojë buzëqeshja jote. RIP Tanella”, shkroi një komentues i dytë.
Tanella vdiq më 13 gusht dhe të hënën të dashurit e saj u mblodhën në kishën e famullisë “St George” në Barbados për funeralin e saj.
Ndërkohë, ish-shkolla e Tanellas, The Graydon Sealy Secondary School e nderoi atë dhe një ish-nxënëse tjetër në një postim në Facebook.
Aty thuhej: “Menaxhmenti dhe stafi i Shkollës së Mesme Graydon Sealy janë të pikëlluar të njoftojnë ndarjen nga jeta të ish-nxënësve Tanella Alleyne & Kamal Goodridge. I shprehim ngushëllimet e sinqerta familjes, miqve dhe kolegëve të tyre. Shpirti i tyre u prehtë në paqe”.
Kjo vdekje vjen më pak se gjashtë vjet pasi vëllai i saj Tavon, gjithashtu kushëriri i Rihannas, u qëllua për vdekje.
Tavon ishte duke ecur nëpër zonën Eden Lodge të St Michael’s, Barbados, kur një person i armatosur e qëlloi disa herë pak para orës 19:00 në Boxing Day të vitit 2017.
Ai u dërgua me urgjencë në spital por u shpall i vdekur pak kohë më vonë.
Vrasësi u largua nga vendi i ngjarjes dhe nuk është gjetur apo identifikuar kurrë.
Duke folur pas vdekjes së tij, Tanella tha se vëllai i saj “nuk e meritonte të vdiste”.
Ajo tha: “Vëllai im nuk ishte shenjtor, por kjo nuk do të thotë se ai meritonte të vritej”.
Tanella tha se ajo sapo e kishte parë atë pesë orë më parë kur ata po festonin Krishtlindjet e tyre të parë si familje.
Ajo tha: “Ne humbëm nënën tonë në moshën shtatë vjeçare dhe babai ynë nuk po luante kurrë rolin e tij si duhet”.
“Pastaj të gjithë u ndanë, nuk kemi jetuar kurrë bashkë deri vonë. Këto ishte Krishtlindjet tona të para së bashku, hera e parë që kemi jetuar së bashku”.
Të nesërmen ajo ishte duke pushuar me të dashurin e saj kur dëgjoi të shtëna armësh.
Në përvjetorin e katërt të vdekjes së tij, nëntë herë fituesja e çmimit “Grammy”, Rihanna nderoi kushëririn e saj të ndjerë në Instagram.
Këngëtarja e hitit “Umbrella”, 35 vjeçe, publikoi një seri fotografish të të dyve, duke shkruar në mbishkrimin e tyre: “Më mungon dhe buzëqesh sepse #Tavon”.
Në kohën e vdekjes së tij, Rihanna ndau një postim për nder të tij dhe bëri thirrje për t’i dhënë fund dhunës me armë.
Ajo shkroi: “Kushëri u prehsh në paqe… nuk mund ta besoj se ishte vetëm mbrëmë që të mbajta në krahë! Kurrë nuk e mendoja se do të ishte hera e fundit që do të ndjeja ngrohtësinë në trupin tënd”.
Rihanna u fotografua duke u shpërthyer në lot në funeralin e Tavon, teksa mbronte hidhërimin e saj pas një palë syzesh të bardha.
Nëna e përlotur vendosi një kurorë në formë zemre në varr pas një shërbimi në Kishën e Famullisë së Shën Gjergjit në Barbados – vetëm pak larg nga vendi ku u vra Tavon. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Befason Blerina Kllokoqi Rugova, përmes një videoje lë të kuptohet se tani është përkrahëse e Vetëvendosjes?
Mesazhi i koduar nga motra e Dianës, reagojnë ashpër nga familja e Arionit: Situatë e dhimbshme dhe e papranueshme
Albin Kurti publikon video duke kënduar “Mora fjalë” me Shkurte Fejzën
Martohen në Las Vegas aktori Ylber Bardhi dhe stilistja Albina Dyla
Albin Kurti publikon video duke kënduar "Mora fjalë" me Shkurte Fejzën
Produksioni ia ndërroi biletën e fatit Xhenetës për t’u kthyer prapë pas eliminimit?
Eliminimi i Xhenetës thotë se ka qenë i manipuluar, Drenusha e ndërpret Edin - nuk e lë të flas
Reperi i ri Enzino tregon balancin mes muzikës dhe përkushtimit në fenë islame: Askush nuk ta fut me zor rakinë në gojë
Jonida Maliqi prezanton këngën e re për “Kënga Magjike”, por merr vëmendje ndryshimi që ka bërë në dukje
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Gjermania dhe Finlanda në alarm pasi një kabllo nënujore që lidhte dy vendet ka pasur “një ndërprerje”
Pesë fjalët e Zelenskyt për t'i shkaktuar frikë Putinit - përpara sulmeve me raketa amerikane thellë në Rusi
Arratisje spektakolare e policit në Gjirokastër, kur mori vesh se do të arrestohej
"Jemi të lumtur dhe tani presim kundërshtarin e play-offit" - Muriqi flet pas fitores
Rohde: Gjermania kufizon aktivitetet politike për zgjedhjet e Kosovës në territorin e saj
Kammer: Me këtë rritje Kosovës i duhen 20 vjet për të arritur te gjysma e standardit evropian