LAJMI I FUNDIT:

Vazhdojnë përplasjet për deklaratën kërcënuese të Klinakut ndaj Kurtit

Vazhdojnë përplasjet për deklaratën kërcënuese të Klinakut ndaj Kurtit

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVL-UÇK-së, Faton Klinaku, ka reaguar ndaj komunikatës së partisë “Guxo”, e cila ka dënuar kërcënimet që i pari i veteranëve ka bërë ndaj kryeministrit Albin Kurti.

Ai ka thënë se komunikata e kësaj partie ishte skandal.

Sipas tij, aty ofendohen qytetarët e Kosovës.


“Me qenë ministra të qeverisë, aq më keq me udhëheqë diplomacinë e shtetit tonë e me lëshuar skandal-komunikatë duke ofenduar qytetarët, veç në Kosovë guxojnë e pa reagim kalojnë!”, ka shkruar Klinaku në profilin e tij në “Facebook”.

Në një komunikatë gjatë ditës së djeshme Partia Guxo tha se me shqetësim po përcjellin zhvillimet e fundit në Republikën e Kosovës të cilat me ritëm të përshpejtuar po përkeqësojnë situatën e sigurisë, duke kërcënuar madje edhe jetën e bartësve të funksioneve më të larta shtetërore.

“Partia GUXO dënon ashpër kërcënimet me vrasje që ditëve të fundit po i bëhen Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti. Kërcënimet në varg, që i bëhen Kurti, nga eksponentë të, ashtuquajtur, të krahut “radikal”, që mbrojnë “vlerat e luftës”, në emër të mbrojtjes së interesit kombëtar e të Kosovës, nga injorantë e trushplarë, janë veprime të cilave duhet prerë rrënjët menjëherë nga organet e drejtësisë të Republikës së Kosovës. Askush nuk ka tagrin që të ndajë qytetarët në patriotë dhe tradhtarë dhe të lëshojë “fetva” për dënimin me vrasje të “tradhtarëve të atdheut””.

“Koincidenca, kur këto kërcënime bëhen, bashkë me shpalljen e Kurtit si bashkëpunëtor dhe argat i Serbisë nga ndonjë lider partiak dhe nga eksponentë të rëndësishëm politikë e medialë, si dhe deklaratat e krerëve të Serbisë se Kurti rrezikon paqen dhe sigurinë në rajon me luftëra të reja dhe se ai gjoja të vetmin qëllim ka spastrimin e Serbëve nga Kosova përmes dhunës dhe kërcënimeve, nuk mund të konsiderohen si të rastësishme dhe të injorohen”, ka deklaruar Guxo.

Guxo ka thënë se vrasjeve politike gjithnjë u kanë paraprirë vrasjet dhe linçimet publike.

“Organizatat e dala nga lufta dhe partitë politike duhet që urgjentisht të distancohen nga gjuha kërcënuese e eksponentëve dhe militantëve të vet. Është fat i keq që injorantë të nivelit të z.Klinaku, Gashi e të ngjashëm të dalin si gardianë të mbrojtjes së vlerave sublime kombëtare dhe atyre të luftës. Shkalla e tillë e injorancës na tmerron. Kërcënimet me vrasje nuk mund të tolerohen në emër të lirisë së fjalës dhe të shprehjes së lirë të mendimit. Ato duhet të dënohen dhe të marrin dënimet shembullore me forcën e ligjit”, thuhet në njoftimin e Guxo./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pas ngritjes së aktakuzës në rastin e Liridona Ademaj, flet vëllai i saj

Pas ngritjes së aktakuzës në rastin e Liridona Ademaj, flet vëllai i saj

Lajme
Dosja e Prokurorisë ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë, si u bë plani për vrasjen e Liridonës për 30 mijë euro

Dosja e Prokurorisë ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë, si u bë plani për vrasjen e Liridonës për 30 mijë euro

Drejtësi
Përfundojnë hetimet për vrasjen e Liridona Ademaj - ngritet aktakuzë ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë

Përfundojnë hetimet për vrasjen e Liridona Ademaj - ngritet aktakuzë ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë

Lajme
26 vite pas, ​Walker kthehet në Reçak: I mahnitur nga numri i njerëzve

26 vite pas, ​Walker kthehet në Reçak: I mahnitur nga numri i njerëzve

Lajme

"Probleme martesore dhe financiare"- Prokurorja tregon njërin nga motivet që quan në vrasjen e Liridona Ademaj

Drejtësi
Rama surprizon Melonin për ditëlindje në Abu Dhabi

Rama surprizon Melonin për ditëlindje në Abu Dhabi

Lajme
Kalo në kategori