LAJMI I FUNDIT:

Rusia shton fituesin e çmimit Nobel për Paqe në listën e “agjentëve të huaj”

Rusia shton fituesin e çmimit Nobel për Paqe në listën e “agjentëve të huaj”

Rusia ka shtuar në regjistrin e “agjentëve të huaj”, gazetarin fitues të çmimit Nobel për Paqe, Dmitry Muratov.

Muratov, i cili është redaktor i gazetës ruse Novaya Gazeta, u bë kryefjalë e lajmeve vitin e kaluar kur njoftoi se do të nxjerrë në ankand medaljen e Çmimit Nobel për Paqen që iu dha në vitin 2021 për të mbledhur para për refugjatët ukrainas.

Sipas një ligji të zgjeruar në dhjetor të vitit 2022, Rusia kërkon që të gjithë individët ose organizatat që marrin fonde ose mbështetje nga jashtë të klasifikohen si “agjentë të huaj”, raporton cnn.


Kritikët thonë se Rusia e ka përdorur këtë legjislacion për të mbytur fjalën e lirë dhe lirinë e shprehjes në vend, duke vënë në dukje kufizimet me të cilat përballen “agjentët e huaj”, të cilat përfshijnë ndalimin e shumicës së punëve të mësimdhënies dhe financimin e shtetit për projektet.

Muratov u shfaq në regjistrin e agjentëve të huaj të Ministrisë Ruse të Drejtësisë të premten.

Ndryshe, Rusia ka futur në këtë listë shumë organizata joqeveritare ruse dhe kritikë të Kremlinit. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Dyshohet se përmban një oqean dy herë më të madh se ai i Tokës, NASA gati të nisë anijen më të madhe kozmike drejt hënës së Jupiterit

Dyshohet se përmban një oqean dy herë më të madh se ai i Tokës, NASA gati të nisë anijen më të madhe kozmike drejt hënës së Jupiterit

Botë
Izraeli 'përgatit përgjigjen' ndaj sulmit të Iranit ndërsa afrohet përvjetori i sulmit të 7 tetorit

Izraeli 'përgatit përgjigjen' ndaj sulmit të Iranit ndërsa afrohet përvjetori i sulmit të 7 tetorit

Azia
Zyrtarisht, amerikanët një muaj larg ditës së zgjedhjeve presidenciale

Zyrtarisht, amerikanët një muaj larg ditës së zgjedhjeve presidenciale

Amerika
Netanyahu për sulmin e Iranit:

Netanyahu për sulmin e Iranit: "Asnjë vend tjetër në botë nuk do të pranonte një sulm të tillë dhe as Izraeli nuk do ta pranojë”

Azia
Po kthehej në shtëpi nga një natë plotë argëtim, rusja filmohet nga mikesha kur rrëzohet për vdekje derisa po këndonte

Po kthehej në shtëpi nga një natë plotë argëtim, rusja filmohet nga mikesha kur rrëzohet për vdekje derisa po këndonte

Evropa

"Dragoi" ukrainas shkatërron tankun e ushtrisë ruse, publikohen pamjet

Evropa
Kalo në kategori