LAJMI I FUNDIT:

Shtrenjtohen një pjesë e shërbimeve postare në Maqedoninë e Veriut

Shtrenjtohen një pjesë e shërbimeve postare në Maqedoninë e Veriut

Çmime të reja të shërbimeve postare në qarkullimin ndërkombëtar postar në RMV janë në fuqi prej sot. Çmimet e reja kanë të bëjnë për letrat, kartelat postare, gjërat e shtypura dhe pakot e vogla.

Për letrën e standardizuar, shërbimi postar do të kushtojë 42 denarë, ndërsa po aq do të kushtojë edhe për kartelën postare.

Shërbimi postar për letrën e jostandardizuar deri 20 gramë në shtetet fqinje dhe në vendet e Evropës, të cilat janë në zonën e dytë, nga shtatori do të jetë 42 denarë, ndërsa për shtetet e tjera nga Evropa, të cilat janë në zonën e tretë, si dhe në Australi, Zelandë të Re dhe shtetet e tjera të botës 45 denarë.


Për letrat e rekomanduara, do të paguhet 139 denarë si çmim plotësues i cili do t’i shtohet çmimit për shërbimin themelor.

Te pakot e vogla deri 100 gramë, nëse dërgohen në shtetet fqinje dhe në vendet e Evropës nga zona e dytë do të paguhet shërbim postar prej 105 denarë, ndërsa për shtetet e tjera evropiane të cilat janë në zonën e tretë, si dhe në Australi, Zelandë të Re dhe shtetet e tjera nga bota 120 denarë. Për pakot më të mëdha prej 1000 deri 2000 gramë, çmimi i shërbimit postar për shtetet fqinje edhe për Evropë, zona e dytë, do të jetë 1.115 denarë, përderisa për shtetet e tjera evropiane, Australi, Zelandë e Re dhe shtetet e tjera të botës do të jetë 1.285 denarë.

Për libra, gazeta dhe revista të botuara deri 20 gramë, shërbimi postar për shtetet fqinje dhe Evropë, zona e dytë, do të jetë 37 denarë, ndërsa për Australi, Zelandë të Re dhe shtetet e tjera të botës 39 denarë. Për dërgesë me libra, gazeta dhe revista të shtypura të cilat peshojnë prej 1000 deri 2000 gramë, do të paguhet shërbim postar prej 1.112 denarë për shtetet fqinje dhe Evropë, zona e dytë, përderisa për Australi, Zelandë të Re dhe shtetet e tjera në botë 1.265 denarë.

Për transport ajror për letër, kartelë postare, gjëra të shtypura, pako të vogla dhe sekogramë (të gjitha gjërat e shtypura për të verbër) për Australi dhe Zelandë të Re dhe për vendet e tjera të botës, çmimi do të jetë nga 6 denarë për çdo 10 gramë peshë për dërgesë, e cila do të llogaritet si çmim shtesë dhe do të shtohet në çmimin e shërbimit themelor. Për vendet e Evropës, çmimi për këtë shërbim mbetet katër denarë në çdo 10 gramë peshë për dërgesa.

Nevoja e rritjes së çmimeve, siç qëndron në arsyetimin e Agjencisë së Postave, është arsyetuar për disa shkaqe- disa nga çmimet ekzistuese dhe shërbimet shtesë në komunikacionin ndërkombëtar si letër dhe kartelë postare janë në zbatim më shumë se 20 vjet, përderisa çmimet e letrës jo të standardizuar, gjëra të shtypura dhe pako të vogla, letrat e rekomanduara dhe trajtimi me letër, nuk janë ndryshuar gjashtë vjet, ndërsa shpenzimet për sigurimin e tyre janë rritur.

Në arsyetim sqarohet edhe se çmimet e rritura kështu të shërbimeve postare janë në mesin e më të ulëtave në rajon dhe se janë në kuadër të mesatares me vendet e rajonit.

Në trend Lajme

Më shumë
Osmani takohet me admiralin Bauer: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi është prioritet strategjik për Kosovën

Osmani takohet me admiralin Bauer: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi është prioritet strategjik për Kosovën

Lajme
Mbeti i plagosur gjatë konfliktit ku u vra Martin Cani, flet babai i 14-vjeçarit: Janë dy vrasës, njëri është ende i lirë

Mbeti i plagosur gjatë konfliktit ku u vra Martin Cani, flet babai i 14-vjeçarit: Janë dy vrasës, njëri është ende i lirë

Lajme
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan

Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan

Lajme
​Tre muaj asnjë aplikim, subjektet politike ende nuk kanë dërguar listat e kandidatëve për deputetë

​Tre muaj asnjë aplikim, subjektet politike ende nuk kanë dërguar listat e kandidatëve për deputetë

Lajme
Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?

Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?

Lajme
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Lajme
Kalo në kategori