LAJMI I FUNDIT:

Gjyqi i Trumpit për rastin në Xhorxhia do të transmetohet në televizion

Gjyqi i Trumpit për rastin në Xhorxhia do të transmetohet në televizion

Një gjykatës ka vendosur që procedurat gjyqësore kundër ish-presidentit amerikan Donald Trump dhe të bashkëpandehurve të tij në rastin e tij për përmbysjen e rezultatit të zgjedhjeve në Xhorxhia të transmetohen në televizion.

Gjyqi do të transmetohet gjithashtu drejtpërdrejt në YouTube tha gjyqtari i Gjykatës së Lartë të Qarkut Fulton, Scott McAfee, transmeton Telegrafi.


Trump është në mesin e 19 personave të akuzuar për një komplot për të përmbysur rezultatet e zgjedhjeve në Xhorxhia në vitin 2020.

Trump deklarohet i pafajshëm për akuzat se tentoi t’i përmbysë zgjedhjet në Xhorxhia
Lexo po ashtu Trump deklarohet i pafajshëm për akuzat se tentoi t’i përmbysë zgjedhjet në Xhorxhia

Ish-presidenti amerikan u deklarua i pafajshëm, duke hequr dorë nga e drejta për t’u paraqitur në gjykatë javën e ardhshme.

Trump u dorëzua javën e kaluar në burgun e Qarkut Fulton në Atlanta, ku iu bë fotografia e parë si i arrestuar.

Ai vazhdimisht ka mohuar çdo akuzë, duke e përshkruar rastin si të motivuar politikisht.

Në total, Trump përballet me 13 akuza – duke përfshirë shantazhin – për presion të pretenduar ndaj zyrtarëve të Xheorxhia-s për të ndryshuar rezultatet e zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020 në atë shtet.

Në një dokument gjyqësor të paraqitur të enjten, Trump tha se ai “e kupton plotësisht” natyrën e akuzave dhe të drejtën e tij për t’u paraqitur në gjykatë.

“Duke kuptuar të drejtat e mia, unë heq dorë lirisht dhe vullnetarisht nga e drejta ime për të qenë i pranishëm në gjykimin tim mbi aktakuzën dhe nga e drejta ime për ta lexuar atë në gjykatë të hapur”, thuhet në dokumentin e nënshkruar. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Vritet i dyshuari pasi sulmoi një pjesëtar të xhandarmërisë pranë ambasadës izraelite në Beograd

Vritet i dyshuari pasi sulmoi një pjesëtar të xhandarmërisë pranë ambasadës izraelite në Beograd

Serbia
Warren Buffett bën ‘një ndryshim të testamentit’ - ja se si do të shpenzohen rreth 130 miliardë dollarët, pas vdekjes së tij

Warren Buffett bën ‘një ndryshim të testamentit’ - ja se si do të shpenzohen rreth 130 miliardë dollarët, pas vdekjes së tij

Botë
Tanku i vlerësuar nga më të mirët e Rusisë dështoi keq ndaj atij të prodhuar nga Amerika - pamje nga fusha e betejës në Ukrainë

Tanku i vlerësuar nga më të mirët e Rusisë dështoi keq ndaj atij të prodhuar nga Amerika - pamje nga fusha e betejës në Ukrainë

Botë
Njihuni me qytetin suedez që po shet tokën

Njihuni me qytetin suedez që po shet tokën "për çmimin e një filxhani kafeje"

Evropa
Gjashtë emrat që mund ta zëvendësojnë Bidenin si kandidatë të demokratëve për president

Gjashtë emrat që mund ta zëvendësojnë Bidenin si kandidatë të demokratëve për president

Botë
Çfarë tha Erdogan rreth rivendosjes së lidhjeve diplomatike të Turqisë me Sirinë?

Çfarë tha Erdogan rreth rivendosjes së lidhjeve diplomatike të Turqisë me Sirinë?

Evropa
Kalo në kategori