LAJMI I FUNDIT:

Trump deklarohet i pafajshëm për akuzat se tentoi t’i përmbysë zgjedhjet në Xhorxhia

Trump deklarohet i pafajshëm për akuzat se tentoi t’i përmbysë zgjedhjet në Xhorxhia

Ish-presidenti amerikan Donald Trump, deklaroi të enjten se është i pafajshëm ndaj akuzave të prokurorëve në shtetin e Xhorxhias, sipas së cilave ai u përpoq të përmbyste rezultatin e zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020 në atë shtet.

Deklarimi i pafajësisë u bë me shkrim dhe iu dorëzua Gjykatës së Lartë të Qarkut Fulton në Xhorxhia.


Kjo nënkupton që zoti Trump, kandidati kryesor republikan për president për zgjedhjet e vitit 2024, nuk do të paraqitet personalisht në gjykatën e Atlantës javën e ardhshme për t’u përballur me akuzat.

Prokurorja e Qarkut Fulton, Fani Willis, ka përfshirë në akt-padinë e saj ndaj ish-presidentit Donald Trump, 13 akuza për vepra penale, përfshirë për shantazh, presion ndaj zyrtarëve të shtetit shtetërorë për të përmbysur rezultatin e zgjedhjeve të vitit 2020 në favor të tij, ndërkohë që ishte rivali i tij Joe Biden që fitoi në atë shtet, si edhe dyshime se ka krijuar një listë të rreme zgjedhësish për të minuar certifikimin në kongres të fitores së presidentit Biden.

Akuzat e fundit shënojnë padinë e katërt me të cilën përballet zoti Trump që nga fillimi i fushatës së tij për rizgjedhje për president. /voa/

Në trend Botë

Më shumë
Rezultatet e zgjedhjeve në Francë – kush janë fituesit dhe humbësit dhe çfarë do të ndodhë më pas?

Rezultatet e zgjedhjeve në Francë – kush janë fituesit dhe humbësit dhe çfarë do të ndodhë më pas?

Evropa
Udhëheqësit demokratë

Udhëheqësit demokratë "mblidhen rreth Bidenit" - refuzojnë thirrjet për tërheqjen e tij nga kandidatura për president

Amerika
Priftit ia prenë fytin, vranë gjashtë policë – detaje dhe pamje të sulmeve në një sinagogë dhe një kishë në Dagestan të Rusisë

Priftit ia prenë fytin, vranë gjashtë policë – detaje dhe pamje të sulmeve në një sinagogë dhe një kishë në Dagestan të Rusisë

Botë
Pamje që tregojnë sesi ukrainasit ishin futur në Ishullin e Gjarprit, në dyvjetorin e dëbimit të rusëve nga pozicioni me rëndësi strategjike

Pamje që tregojnë sesi ukrainasit ishin futur në Ishullin e Gjarprit, në dyvjetorin e dëbimit të rusëve nga pozicioni me rëndësi strategjike

Evropa
Pinë nga shishet që i gjetën në det, humbin jetën katër peshkatarët në Shri Lankë

Pinë nga shishet që i gjetën në det, humbin jetën katër peshkatarët në Shri Lankë

Azia
Sondazhet: Partia e ekstremit të djathtë e Le Pen fiton rundin e parë të zgjedhjeve në Francë

Sondazhet: Partia e ekstremit të djathtë e Le Pen fiton rundin e parë të zgjedhjeve në Francë

Evropa
Kalo në kategori