LAJMI I FUNDIT:

MKRS thotë se do të ndërmerren masa për restaurimin, konservimin e objektit të Muzeut të Muzikës në Gjakovë

MKRS thotë se do të ndërmerren masa për restaurimin, konservimin e objektit të Muzeut të Muzikës në Gjakovë

Pas djegies së Muzeut të Muzikës në Gjakovë, Ministria e Kulturës (MKRS) ka njoftuar se institucionet përgjegjëse të Trashëgimisë Kulturore kanë ndërmarrë masat e nevojshme që “Taphanja” në Çarshinë e madhe në Gjakovë – monument i mbrojtur i destinuar rishtazi për Muze të Muzikës, i cili është kapluar nga zjarri ditën e mërkurë të mbrohet nga rreziku i mëtejmë.

MKRS përmes një komunikate bën të ditur se ringritja e kësaj ndërtese tradicionale është realizuar para mbi një dekade me fonde të MKRS-së, si pronë publike e Komunës së Gjakovës.

“Lidhur me gjendjen dhe evitimin e rreziqeve nga kanosjet evidente të kësaj ndërtese me status ‘Aset i trashëgimisë kulturore në mbrojtje’, në muajin prill 2023, Inspektorati i Trashëgimisë Kulturore (ITK) ka realizuar inspektimin dhe ka dhënë rekomandimet për masat që duhet të ndërmerren nga institucionet përgjegjëse. Në kuadër të buxhetit për investime kapitale, MKRS ka ndarë buxhet për ndërhyrje restauruese në këtë monument”, thuhet në komunikatë, transmeton Telegrafi.


“Sa i përket incidentit që ka ndodhur dje nga zjarri, janë ndërmarrë masat nga Policia, si organ kompetent. Qendra Rajonale e Trashëgimisë Kulturore (QRTK) Gjakovë ka dalë në terren menjëherë pas marrjes së lajmit, ku kanë qenë të pranishëm edhe zjarrfikësit si dhe pjesëtarë të Policisë së Kosovës”.

Më tej thuhet se sot, më 31.08.2023, është mbajtur takim i përbashkët me të gjithë përfaqësuesit e institucioneve vartëse të trashëgimisë kulturore të MKRS-së për të diskutuar ndërmarrjen e hapave për mbrojtje të monumentit.

“Janë një varg masash që autoritetet përkatëse janë dakorduar që të ndërmerren, si: zbatimi i masave emergjente, vlerësimi i dëmeve, procedimi i shpejtë për ndërhyrje dhe implementimi i punëve për konservimin, restaurimin dhe funksionalizimin e ndërtesës”.

“Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit do të angazhohet me institucionet përgjegjëse të sigurisë që të identifikohet arsyeja e zjarrit dhe të ndërmerren masat ligjore. Në të njëjtën kohë, apelojmë tek qytetarët për respektim vlerësim dhe kujdes të shtuar ndaj monumenteve të trashëgimisë kulturore si pasuri e përbashkët e shoqërisë”, thuhet në komunikatë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Detaje se si vdiq 36-vjeçari në QKMF-në në Podujevë

Detaje se si vdiq 36-vjeçari në QKMF-në në Podujevë

Lajme
Çka është dialogu strategjik për të cilin angazhohet SHBA-ja?

Çka është dialogu strategjik për të cilin angazhohet SHBA-ja?

Lajme
Telefonata e vajzës që alarmoi Tiranën, zbulohet çfarë gjeti policia në apartamentin në Astir

Telefonata e vajzës që alarmoi Tiranën, zbulohet çfarë gjeti policia në apartamentin në Astir

Lajme
Qeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së

Qeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së

Lajme
​Kush u intervistua në zyrën e kryeministrit, Haxhiu: Insistoni për përgjigje tek Blerim Isufaj

​Kush u intervistua në zyrën e kryeministrit, Haxhiu: Insistoni për përgjigje tek Blerim Isufaj

Lajme
Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK

Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK

Lajme
Kalo në kategori