Ukraina nuk ka asnjë shans për të fituar luftën kundër Rusisë – dhe Donald Trump është shpresa e vetme e Perëndimit.
Kështu është mendimi i kryeministrit hungarez Viktor Orbán, në një intervistë për prezantuesin kontrovers amerikan Tucker Carlson, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.
Në një intervistë të martën, Orbán tha se fitorja e Kievit kundër Moskës “nuk është thjesht një keqkuptim. Është një gënjeshtër. Është e pamundur… [ukrainasit] do të mbarojnë më herët … ushtarë se sa rusët. Ajo që më në fund do të ketë rëndësi janë ‘ushtarët që shkelin në tokë’ dhe rusët janë shumë më të fortë”.
Dhe vetëm SHBA mund t’i japë fund luftës, shtoi lideri hungarez.
Ai gjithashtu nuk beson se rusët do të lodhen me presidentin Vladimir Putin dhe sheh pak shanse që Krimea t’i kthehet Ukrainës.
I pyetur se çfarë do të bënte nëse do të ishte presidenti i SHBA-së Joe Biden, Orban tha: “Thirreni përsëri (Donald) Trump! Sepse ju e dini, ju mund ta kritikoni atë për shumë arsye … por … politika e jashtme më e mirë e disa dekadave të fundit i përket atij. Ai nuk filloi ndonjë luftë të re, ai i trajtoi mirë koreano-veriorët, dhe Rusinë dhe madje edhe kinezët… dhe nëse do të kishte qenë president në momentin e pushtimit rus [të Ukrainës], nuk do të ishte e mundur ta bënin këtë rusët”.
Andaj, sipas tij, “Trump është njeriu që mund të shpëtojë botën perëndimore” dhe gjithë njerëzimin. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëVuçiq: Sonte përfundoi karriera ime
Ukrainasit kanë një armë speciale, droni i vogël që shkatërron tanket 45 tonëshe ruse
Mediat e kontrolluara nga Vuçiqi hedhin vrer ndaj vendeve që votuan pro rezolutës për Srebrenicën
Vetëm një shtet i BE-së votoi kundër rezolutës së OKB-së për gjenocidin në Srebrenicë
Vuçiq e vuan rezolutën e OKB-së për gjenocidin në Srebrenicë - ngushëllohet nga Marko Gjuriqi
Ukrainasit publikojnë pamjet e shkatërrimit të tankut rus T-80
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
Vuçiq: Sonte përfundoi karriera ime
Hovenier: Njohja reciproke është qëndrim i administratës Biden, por s’mendojmë se do të ndodhë tani
Gjashtë lojtarë të Barcelonës që mund të mos kenë të ardhme nën drejtimin e Hansi Flick
Vetëm një shtet i BE-së votoi kundër rezolutës së OKB-së për gjenocidin në Srebrenicë
Man City e sheh ish-lojtarin e tyre si zëvendësuesin perfekt të Guardiolas
Skena të shëmtuara pas finales Trepça-Ylli: Përleshje në palestrën "Minatori" - theren dy persona