LAJMI I FUNDIT:

Tesla besohet se ka ndërtuar deri më tani 100 kamionçina të Cybertruck

Tesla besohet se ka ndërtuar deri më tani 100 kamionçina të Cybertruck

Prodhuesi amerikan i automjeteve elektrike Tesla, thuhet se ka ndërtuar tashmë rreth 100 kamionçina elektrike Cybertruck qëkur prodhimi i tyre filloi në mes të muajit korrik në giga-fabrikën e Teksasit.

Ndonëse Tesla nuk ka publikuar një raport të numrit të prodhimit, vëzhguesit e industrisë vlerësojnë se Tesla ka nxjerrë nga fabrika 100 Cybertrucks bazuar në vëzhgimet e shumta të kryerjes së dërgesave nga fabrika e Teksasit në javët e fundit, transmeton Telegrafi.

Eksperti dhe aksionari i Tesla-s, Matthew Donegan-Ryan tha në X (ish-Twitter) se “Tesla ka ndërtuar tani 100 kamionçina Cybertruck në giga-fabrikën e Teksasit”, duke shtuar një video dhe një foto të disa këtyre automjeteve duke u ngarkuar në transportues makinash në objektin e Austin.


Megjithatë, Donegan-Ryan nuk tregoi se nga e kishte marrë këtë vlerësim.

Natyrisht, numërimi i kamionçinave të parë në transportues nuk është një metodë shumë shkencore për të vlerësuar se cili është numri i prodhuar i tipit Cybertruck. /Telegrafi/

Në trend Auto

Më shumë
Google Maps e dërgoi shoferin e Utah drejt një

Google Maps e dërgoi shoferin e Utah drejt një "rruge të shkurtër" - u desh të intervenonin ekipet e shpëtimit

Auto
Nuk janë vetëm për estetikë - pse xhamat e veturave kanë pika të zeza

Nuk janë vetëm për estetikë - pse xhamat e veturave kanë pika të zeza

Auto
Gjermania kundër zgjerimit të fabrikës së Tesla-s në Berlin

Gjermania kundër zgjerimit të fabrikës së Tesla-s në Berlin

Auto
Publikohet videoja që tregon performancën e një modeli ikonë të Mercedes në një rrugë të drejtë

Publikohet videoja që tregon performancën e një modeli ikonë të Mercedes në një rrugë të drejtë

Auto
Kjo është supervetura të cilën thuhet se e bleu gruaja e Zelenskyt – por që është vetëm një pretendim i propagandës ruse

Kjo është supervetura të cilën thuhet se e bleu gruaja e Zelenskyt – por që është vetëm një pretendim i propagandës ruse

Auto
Disa fotografi të Aston Martin Valour 2024 dhe specifikat e tij

Disa fotografi të Aston Martin Valour 2024 dhe specifikat e tij

Auto
Kalo në kategori