LAJMI I FUNDIT:

Kroacia rikonfirmon mbështetjen ndaj Kosovës për anëtarësim në organizatat euro-atlantike

Kroacia rikonfirmon mbështetjen ndaj Kosovës për anëtarësim në organizatat euro-atlantike

Kroacia i ka rikonfirmuar mbështetjen Kosovës në rrugëtimin drejt anëtarësimit në organizatat euro-atlantike.

Kjo është bërë e ditur nga ministri i Mbrojtjes së Kroacisë, Mario Banoziç i cili ka uruar Ejup Maqedoncin për marrjen e postit të ministrit të Mbrojtjes.


“Në letrën e Ministrit Banoziç vlerësohet partneriteti i shkëlqyer që ekziston ndërmjet dy shteteve bazuar në respekt dhe mirëkuptim. Ndërsa theksohet mbështetja e fuqishme e Kroacisë për Kosovën në rrugëtimin drejt anëtarësimit në organizatat euro-atlantike, si dhe zhvillimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës përmes shkëmbimit të eksperiencës, dijes dhe ofrimit të trajnimeve e edukimit ushtarak”, thuhet në njoftimin nga Ministria e Mbrojtjes së Kosovës.

Më tej në njoftim thuhet se ministri Banoziç shprehi besimin e plotë se bashkëpunimi i shkëlqyer ndërmjet dy ministrive do të vazhdoj edhe gjatë mandatit të ministrit Maqedonci, me synim fuqizimin e stabilitetit regjional si dhe zhvillimin e mëtutjeshëm të lidhjeve në fushën politike, të mbrojtjes dhe atë ekonomike. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kurti i ftoi në një darkë pune për të hënën, a do t'i shkojnë në takim krerët e PDK-së, LDK-së e AAK-së?

Kurti i ftoi në një darkë pune për të hënën, a do t'i shkojnë në takim krerët e PDK-së, LDK-së e AAK-së?

Besnike Salihu
Aurora – fenomeni i rrallë natyror ndriçoi edhe qiellin e Kosovës

Aurora – fenomeni i rrallë natyror ndriçoi edhe qiellin e Kosovës

Lajme
A do të ketë dënime për ata që nuk regjistrohen - çfarë thonë nga ASK-ja?

A do të ketë dënime për ata që nuk regjistrohen - çfarë thonë nga ASK-ja?

Elfije Boletini
Kurti fton në takim liderët e tri partive opozitare, tregon për çka do të bisedojnë

Kurti fton në takim liderët e tri partive opozitare, tregon për çka do të bisedojnë

Lajme
Implantet dentare a janë zgjidhje e përhershme për rregullimin e dhëmbëve –  flet stomatologu Hoxha

Implantet dentare a janë zgjidhje e përhershme për rregullimin e dhëmbëve –  flet stomatologu Hoxha

Shëndetësi
Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit

Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit

Lajme
Kalo në kategori