LAJMI I FUNDIT:

Krist Aliaj sqaron thashethemet: Unë dhe Dea nuk jemi çift

Krist Aliaj sqaron thashethemet: Unë dhe Dea nuk jemi çift
Foto: Screenshot/Instagram

Krist Aliaj dhe Deamishel Hoxha kanë sqaruar raportin e tyre pasi në rrjete sociale janë komentuar mjaft shumë për afërsinë pas daljes nga Big Brother VIP Albania.

Ata madje shtuan më shumë aludimet në ditëlindjen e Kristit, ku e ftuar ishte edhe ish-banorja, e cila solli disa fotografi në Instagram.


Kristi në një postim të shpërndarë në rrjete sociale u shpreh se ai dhe Dea nuk janë çift.

Foto: Screenshot/Instagram

Ai thekson se janë miq të mirë dhe se e respektojnë njëri-tjetrin e kënaqen kur janë bashkë.

“Thjesht për të pastruar thashethemet – unë dhe Dea nuk jemi çift – ne jemi miq që respektojmë njëri-tjetrin dhe kënaqemi kur jemi bashkë. Ne u takuam në vendin më të çuditshëm dhe ndihmuam njëri-tjetrin kur kohët bëheshin të vështira. Miqësi dhe respekt të pastër mes nesh. Unë kam një marrëdhënie me dikë tjetër. Faleminderit Dea vazhdo shkëlqe”, u shpreh Aliaj.

Deamishel ngacmon ndjekësit: Jam në një marrëdhënie me Kristin
Lexo po ashtu Deamishel ngacmon ndjekësit: Jam në një marrëdhënie me Kristin

Dea po ashtu në anën tjetër ka bërë një sqarim, duke shtuar: “Nuk e di pse duhet të shpjegojmë këtë çdo herë që postojmë diçka apo dalim bashkë. Disa njerëz sillen sikur nuk kanë miq të gjinisë tjetër. Ne u takuam në rrethana që unë nuk e mendoja që do krijoja një miqësi të vërtetë, sidomos për faktin që jam shumë përzgjedhëse me njerëzit që kam në jetën time. Në atë botë të çuditshme, për probleme që tani më duken të vogla, po atëherë me përfshinin plotësisht. Kristi ka qenë disa herë i vetmi njeri që më ka qëndruar afër dhe unë këtë nuk e harroj kurrë. Edhe jashtë i ka qëndruar fjalës së tij, pavarësisht lëmshit mediatik, duke treguar integritet”. /Telegrafi/

Foto: Screenshot/Instagram

Në trend Magazina

Më shumë
Biznesmeni shqiptar i drejtohet Besit pas ndarjes nga Xhensila: Të pata thënë, më vjen keq por ke shpëtuar një herë e mirë

Biznesmeni shqiptar i drejtohet Besit pas ndarjes nga Xhensila: Të pata thënë, më vjen keq por ke shpëtuar një herë e mirë

Magazina
Pas spekulimeve të shumta, Romeo bën veprimin e papritur në lidhje me Heidin

Pas spekulimeve të shumta, Romeo bën veprimin e papritur në lidhje me Heidin

Magazina
Pas ndarjes nga Xhensila, Bes Kallaku në një lidhje të re dashurie me ish-konkurrenten e “Përputhen”?

Pas ndarjes nga Xhensila, Bes Kallaku në një lidhje të re dashurie me ish-konkurrenten e “Përputhen”?

Magazina
Kaluan natën së bashku - Ilnisa Agolli ndan një moment nga shtrati me Meritonin

Kaluan natën së bashku - Ilnisa Agolli ndan një moment nga shtrati me Meritonin

Magazina
Xhuli Nura tregon një rast me një person në Vushtrri, i drejtohet policisë: Faleminderit që ekzistoni e ju paçim gjithmonë

Xhuli Nura tregon një rast me një person në Vushtrri, i drejtohet policisë: Faleminderit që ekzistoni e ju paçim gjithmonë

Magazina

"Askush nuk mund të të thyejë" - Xhensila Myrtezaj me një tjetër postim thumbues?

Magazina
Kalo në kategori