LAJMI I FUNDIT:

Ekskluzive: Edicioni i dytë i Big Brother VIP Kosova nis në tetor, zbulohen dy emrat e parë

Ekskluzive: Edicioni i dytë i Big Brother VIP Kosova nis në tetor, zbulohen dy emrat e parë

Spektakli Big Brother VIP Kosova ishte një senzacion në edicionin e parë të tij.

Personazhe të shumtë VIP e sfiduan veten në aventurën mbi 100 ditore, duke konkurruar për çmimin e madh prej 200 mijë eurosh.


E një aventurë e re duket se është gati të rifillojë sërish, me edicionin e dytë që pritet të nisë në muajin tetor.

Telegrafi ka mësuar ekskluzivisht nga burime pranë spektaklit se data e fillimit është përcaktuar të jetë e hëna e parë e tetorit.

Po të njëjtat burime gjithashtu kanë treguar se këtë vit do të futen plot 20 konkurrentë në shtëpinë më të famshme në vend.

Ndërsa dy emrat e parë që po negociohen për të qenë pjesë e spektaklit shumë të ndjekur janë gazetari Valon Syla dhe këngëtarja Arta Kabashi.

I pari njihet si gazetar dhe analist i çështjeve politike. Ai është më shumë i njohur edhe për qëndrimet e tij kontraverse për shqiptarët e diasporës.

Valon Syla (Foto: Valon Syla/Facebook)

Arta ndërkohë është një këngëtare e tregut muzikor shqiptar, e cila nuk ka pasur një karrierë aq të ndezur sa motra e saj Ana (konkurrente e edicionit të parë të Big Brother VIP Kosova).

Dy motrat Kabashi e kanë nisur bashkë karrierën e tyre duke u paraqitur në spektaklin e talenteve “Albanian Got Talent” në vitin 2010, ku shkuan deri në finale.

Arta Kabashi (Foto: Arta Kabashi/Instagram)

Përndryshe, fitues i edicionit të parë u shpall reperi nga Shqipëria, Stresi me çmimin e madh prej 160 mijë eurosh – gjersa finalistë të shpërblyer me nga 10 mijë euro ishin finalistët: Xhuli Nura, Vedat Bajrami, Artan Thaqi dhe Mbresa Hajrullahu. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Banorët e përqeshin, Graciano Tagani largohet duke qarë nga oborri i Big Brother

Banorët e përqeshin, Graciano Tagani largohet duke qarë nga oborri i Big Brother

Magazina
Bes Kallaku feston gjashtëmujorin e të birit Amen, me një fotografi të rrallë

Bes Kallaku feston gjashtëmujorin e të birit Amen, me një fotografi të rrallë

Magazina
Në Big Brother miq të ngushtë, por Efi tani thotë se nuk do t'i flasë kurrë më Luiz Ejllit

Në Big Brother miq të ngushtë, por Efi tani thotë se nuk do t'i flasë kurrë më Luiz Ejllit

Magazina

"Kush është ai artist para Allahut", bëhet virale një video e Feros në rrjetet sociale

Magazina
Nemo i Zvicrës thyen trofeun e Eurovisionit, vetëm pak minuta pasi u kurorëzua fitues

Nemo i Zvicrës thyen trofeun e Eurovisionit, vetëm pak minuta pasi u kurorëzua fitues

Magazina
Holanda përjashtohet nga finalja e

Holanda përjashtohet nga finalja e "Eurovision 2024"

Magazina
Kalo në kategori