LAJMI I FUNDIT:

Ndryshojnë çmimet e derivateve të naftës në Maqedoni

Ndryshojnë çmimet e derivateve të naftës në Maqedoni

Komisioni Rregullator i Energjetikës dhe i Shërbimeve të Ujit i Republikës së Maqedonisë së Veriut solli vendimin, me të cilin bëhet rritja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht 0,31 % në raport me vendimin e datës 21.8.2023.

Çmimet referente të derivateve të naftës në tregun botëror. në krahasim me përllogaritjen e mëparshme shënojnë ulje mesatarisht te benzina për 2,580 %, te nafta ka rritje për 2,009%, te vaji ekstra i lehtë rritja është për 1,523% dhe te mazuti ulja është për 0,679%.

Kursi i denarit në raport me dollarin në periudhën e kaluar, sipas të cilit janë formuar çmimet në përllogaritjen e mëparshme, është më i lartë për 0,678%.


Çmimi i shitjes me pakicë i benzinës EUROSUPER BS-98 ulet për 1,00 den/l, ndërsa çmimi i shitjes me pakicë i benzinës EUROSUPER BS-98 ulet për 1,00 den/l, ndërsa çmimi i shitjes me pakicë i benzinës EUROSUPER BS-95 ulet për 0,50 den/l. Çmimi i shitjes me pakicë i EURODIZELIT (D-Е V) rritet për 1,50 den/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri (ЕL-1) rritet për 1,00 den/litër. Çmimi i shitjes me pakicë i Мazutit М-1 SU rritet për 0,039 den/kg dhe do të jetë 46,064 den/kg.

Nga data 30.8.2023, ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:

Benzinë motori EUROSUPER BS – 95 87,00 (denarë/litër)
Benzinë motori EUROSUPER BS – 98 89,00 (denarë/litër)
Naftë motori EURODIZEL BS (D-E V) 81,50 (denarë/litër)
Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) 81,00 (denarë/litër)
Mazut М-1 SU 46,064 (denarë/kilogram)