Pas miqësores së luksit ndaj Italisë, kampionës së Europës për grupmoshën U-19 në muajin gusht, Shqipëria U-19 do të zbresë sërish në fushë për të zhvilluar dy ndeshje miqësore kundër bashkëmoshatarëve të Azerbajxhanit.
Federata Shqiptare e Futbollit dhe Federata e Futbollit e Azerbajxhanit kanë rënë dakord për zhvillimin e këtyre dy takimeve në muajin e ardhshëm, përkatësisht në datat 9 dhe 11 shtator në vendin tonë.
Ndeshja e parë e kuqezinjve të drejtuar nga trajneri Ervin Bulku është planifikuar të luhet në stadiumin ‘Elbasan Arena’, më 9 shtator duke nisur nga ora 16:30, ndërsa takimi i dytë është programuar të luhet dy ditë më vonë, më 11 shtator në ‘Shtëpinë e Futbollit’ në ora 16:30. Kuqezinjtë do të grumbullohen në Tiranë të martën e 4 shtatorit, teksa do të zhvillojnë përgatitjet për këto dy miqësore në fushat e ‘Shtëpisë së Futbollit’. Lista e lojtarëve të grumbulluar do të bëhet me dije në vijim nga trajneri Ervin Bulku.
Këto dy ndeshje miqësore ndaj Azerbajxhanit janë një tjetër mundësi e mirë për të kolauduar akoma më mirë skuadrën në prag të impenjimeve në kualifikueset e Europianit, ku synohet kalimin në ‘Elite Round’.
Nën drejtimin e trajnerit Ervin Bulku, kuqezinjtë kanë zhvilluar deri më tani tre ndeshje miqësore, dy kundër Kosovës, ku siguruan një fitore dhe një barazim, ndërsa në gusht u mposhtën nga kampionët e Italisë. Kombëtarja U-19 do të ketë edhe dy miqësore të tjera në muajin tetor, me rivalët që mbeten për t’u përcaktuar, ndërkohë që në muajin nëntor kuqezinjtë do të jenë të impenjuar në kualifikueset Europianit 2023-2024 për këtë grup-moshë.
Shorti i UEFA-s e ka pozicionuar Kombëtaren shqiptare U-19 në Grupin 13, së bashku me Irlandën, Belgjikën dhe Slloveninë, ndërsa ndeshjet e këtij grupi do të zhvillohen në vendin tonë në datat 15, 18 dhe 21 nëntor 2023. Në bazë të rregullores së UEFA-s, dy skuadrat e renditura në vendin e parë të çdo grupi do të avancojnë në “Elite Round” së bashku me skuadrën e tretë më të mirë në të gjitha grupet në këto kualifikuese, kurse faza finale e Europianit të moshës U-19 do të zhvillohet në Irlandën e Veriut në verën e vitit 2024. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
“Ngjarjet në ndeshjen ndaj Espanyol kanë tejkaluar çdo kufi të gabimit njerëzor” - Real Madridi reagon ashpër ndaj gjykimit
Si rreshtohet Milani pas revolucionit në afatin e dimrit: Nënshkrimet e fuqishme që ndryshojnë formacionin dhe vendosin objektiva të fuqishëm
Truproja e Messit më në fund u mposht nga një tifozë - shikoni si ai e mashtroi dhe arriti te argjentinasi
Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi
Milan afër që të largojë dy lojtarë në ditën e fundit të afatit kalimtar
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze