LAJMI I FUNDIT:

Plagosen me armë dy persona në Prishtinë

Plagosen me armë dy persona në Prishtinë
Foto: Ilustrim

Dy persona kanë marrë plagë nga të shtënat me armë zjarri dhe të njëjtit kanë kërkuar tretman mjekësor.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës rasti ka ndodhur të hënën rreth orës 21:21, në Prishtinë.


Tutje bëhet e ditur se njësitet policore kanë dal në vendin e ngjarjes dhe kanë konfiskuar një veturë e cila dyshohet për këtë rast.

Ndërkaq, rasti është cilësuar si “vrasje e rëndë në tentativë”.

“Është raportuar se dy persona meshkuj kosovarë kanë marr plagë nga të shtënat me armë zjarri dhe të njëjtit kanë kërkuar tretman mjekësor. Njësitë policore kanë dal në vendin e ngjarjes dhe kanë konfiskuar një veturë e cila dyshohet se është përdorur në rast. Rasti nën hetime”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/