Një student në Universitetin e Karolinës së Jugut është qëlluar me armë zjarri, pasi e kishin ngatërruar me një hajn derisa u përpoq të hynte në shtëpinë e gabuar në lagjen ku jetonte.
Studenti i identifikuar nga zyra e kërkimit të qarkut Richland si Nicholas Anthony Donofrio, filloi vitin e dytë në Universitet javën e kaluar, transmeton Telegrafi.
Donofrio me prejardhje nga Connecticut, u vra në orët e hershme të mëngjesit të shtunës në një shtëpi, disa blloqe larg kampusit të Universitetit në qytetit Columbia.
Policia thotë se fillimisht janë thirrur për dyshime për vjedhje, por kur kanë mbërritur në pronë, kanë gjetur trupin e viktimës në verandën e përparme.
“Pak para orës 2 të mëngjesit, oficerët u dërguan në bllokun 500 të South Holly për një vjedhje të raportuar në shtëpi. Gjatë rrugës, morëm një raport tjetër për të shtëna”, u tha nga policia.
Me të mbërritur në vendin e ngjarjes, policia gjeti një burrë të vdekur në verandë me plagë të armës së zjarrit në pjesën e sipërme të trupit.
“Informacionet paraprake tregojnë se Donofrio, i cili jetonte në South Holly, po përpiqej të hynte në shtëpinë e gabuar kur u qëllua për vdekje”, shtoi policia.
Siç raporton Independent, për ngjarjen ka nisur hetimi, por ende nuk bëhet i ditur emri i personit që ka tërhequr këmbëzën. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Ukraina do të përfitojë nga asetet e ngrira ruse në vendet e BE-së – sa para në vit do të transferohen në Kiev?
Rruga e drejtë më e gjatë në botë dhe pa asnjë kthesë është 240 km: Ajo është e mërzitshme për tu vozitur dhe gjendet në Azi
Vuçiq: Amendamentet malazeze për rezolutën për Srebrenicën luajtën një rol shumë të ndyrë
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251