LAJMI I FUNDIT:

Publikohet videoja e qartë që tregon momentin se si i mbeti në dorë flamurin serb Rita Orës

Publikohet videoja e qartë që tregon momentin se si i mbeti në dorë flamurin serb Rita Orës

Artistja shqiptare me renome botërore, Rita Ora, këto ditë është kthyer në personazhin më të përfolur në mediat shqiptare dhe të rajonit.

E shkas për këtë u bë një video e saj nga paraqitja në festivalin SZIN në Hungari, ku asaj iu dha një flamur serb me të cilin më pas interpretoi në skenë.

Flamuri i cili iu dha nga një fans shkaktoi reagime të mëdha në rrjetet sociale, teksa vet Rita u shpreh se nuk ishte në dijeni që ai ishte flamur serb, por e kishte ngatërruar me atë të Hungarisë.


Rita Ora në festivalin SZIN në Hungari (Foto: Instagram)

Tani një video e re e publikuar në rrjetin social Instagram, shfaq momentin kur fansi serb ia dhuron flamurin Ritës, gjatë kohës që ajo ndodhej në turmën e fansave duke i përshëndetur atë.

Videoja e tregon qartë që Ora as nuk e shikon se çfarë flamuri e është, por thjesht e merr atë dhe e mban në dorë.

Pamjet gjithashtu tregojnë se si fansi serb i entuziazmuar bërtet në video, duke qenë i kënaqur që ia ka arritur qëllimit që ta futë në grackë artisten shqiptare.

Rita Ora përndryshe është një nga artistet më të mëdha shqiptare me origjinë nga Kosova, e cila është shpallur Ambasadore Nderi e shtetit të saj në vitin 2015. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Princi Harry do të marrë tetë milionë funte kur të mbushë 40 vjet, pasi Nëna Mbretëresha ndau para për stërnipërit e saj 30 vjet më parë

Princi Harry do të marrë tetë milionë funte kur të mbushë 40 vjet, pasi Nëna Mbretëresha ndau para për stërnipërit e saj 30 vjet më parë

Magazina
Si u bë Selena Gomez një miliardere në moshën 32-vjeçare

Si u bë Selena Gomez një miliardere në moshën 32-vjeçare

Magazina
Santiana Maloku dhe Lirimi i japin fund lidhjes së tyre?

Santiana Maloku dhe Lirimi i japin fund lidhjes së tyre?

Magazina
Shkenda Dubova i jep fund beqarisë këtë muaj - detaje nga dasma dhe partneri i saj

Shkenda Dubova i jep fund beqarisë këtë muaj - detaje nga dasma dhe partneri i saj

Magazina
A po merr Brad Pitt këshilla të modës nga Harry Styles?

A po merr Brad Pitt këshilla të modës nga Harry Styles?

Magazina
Kaderi thyen heshtjen pas ndarjes me Lumbardhin: Në BBVK gjithçka ishte mrekulli, jashtë ai ishte krejt person tjetër

Kaderi thyen heshtjen pas ndarjes me Lumbardhin: Në BBVK gjithçka ishte mrekulli, jashtë ai ishte krejt person tjetër

Magazina
Kalo në kategori