LAJMI I FUNDIT:

Gjykatësja federale: Trump duhet ta përshtatë fushatën presidenciale me proceset gjyqësore

Gjykatësja federale: Trump duhet ta përshtatë fushatën presidenciale me proceset gjyqësore

Një gjykatëse federale në Washington, tha sot se ish-presidenti Donald Trump duhet ta rregullojë fushatën e tij presidenciale 2024, për të përshtatur datat e gjyqit.

Gjyqtarja Tanya Chutkan nuk ka caktuar ende datën e procesit gjyqësor për çështjen në të cilën Trump akuzohet se ka tentuar të ndryshojë rezultatet e zgjedhjeve të vitit 2020, një nga katër rastet kundër ish-presidentit, transmeton Telegrafi.

Prokurori special Jack Smith propozoi që gjyqi të fillojë më 2 janar 2024, njëmbëdhjetë muaj para zgjedhjeve, e avokatët e Trump i kërkuan Chutkan që të shtyjë gjyqin deri në prill 2026.


Në anën tjetër, Chutkan tha se asnjë nga ato data nuk është e pranueshme.

“Trump do të duhet të shkojë në gjyq pavarësisht nga programi i tij”, tha gjykatësja, duke shtuar se angazhimet e tij nuk duhet të ndikojnë në datën e gjykimit.

Trump i konsideron të katër rastet përpjekje politike për të parandaluar rikthimin e tij në pushtet.

Ai është deklaruar i pafajshëm në tre raste dhe pritet të deklarohet i pafajshëm në të katërtin kur të dalë në gjyq në Geogria më 6 shtator.

Trump ka thënë më parë se Chutkan është e njëanshme dhe ka diçka kundër tij.

Katër proceset e ardhshme gjyqësore paraqesin vështirësi të mëdha logjistike për Trump ndërsa ai përpiqet të kthehet në Shtëpinë e Bardhë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë

Azia
Çfarë duhet të dini për zgjedhjet në Gjermani?

Çfarë duhet të dini për zgjedhjet në Gjermani?

Evropa
Gjermanët do të votojnë për kanceralin e ri - kush është favorit sipas sondazheve të fundit?

Gjermanët do të votojnë për kanceralin e ri - kush është favorit sipas sondazheve të fundit?

Evropa
Dilerët e arrestuar kroatë posedonin shumë drogë - policia publikon pamjet në Zagreb

Dilerët e arrestuar kroatë posedonin shumë drogë - policia publikon pamjet në Zagreb

Kroacia
SHBA kërcënon Ukrainën me ndërperjen e internetit satelitor Starlink nëse nuk e nënshkruan marrëveshjen për mineralet e rralla

SHBA kërcënon Ukrainën me ndërperjen e internetit satelitor Starlink nëse nuk e nënshkruan marrëveshjen për mineralet e rralla

Botë
Katër kandidatë po konkurrojnë për të qenë kancelari i ardhshëm i Gjermanisë - kush janë ata?

Katër kandidatë po konkurrojnë për të qenë kancelari i ardhshëm i Gjermanisë - kush janë ata?

Evropa
Kalo në kategori