Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Ahmet Ismaili me bashkëpunëtorët e tij ka takuar sot Kryetarin e Bordit të Shoqatës së Bankave të Kosovës, Suat Bakkal dhe drejtorin e Shoqatës së Bankave të Kosovës, Petrit Balija.
Sipas komunikatës së BQK, në këtë takim është diskutuar për situatën aktuale të sektorit bankar, me një rol shumë të rëndësishëm në mbështetjen e ekonomisë së vendit, i cili ka vazhduar të karakterizohet me stabilitet, nivele të larta të kapitalit, kualitetit të mjeteve dhe likuiditetit.
Gjithashtu, u diskutua edhe për rritjen e bashkëpunimit në mes të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës dhe Shoqatës së Bankave të Kosovës, duke përfshirë adresimin e sfidave për implementimin e suksesshëm të Rregullores së BQK-së për qasjen në llogari pagese me shërbime bazike.
Banka Qendrore e Republikës së Kosovës dhe Shoqata e Bankave të Kosovës u dakorduan për të rritur bashkëpunimin dhe komunikimin në mes të këtyre dy institucioneve në funksion të rritjes se efikasitetit të sistemit bankar, digjitalizimin e shërbimeve dhe përkrahjes së ekonomisë në rrethanat aktuale, si dhe projekte tjera qe lidhen me bankimin e qëndrueshëm dhe të përgjegjshëm, thuhet në njoftim. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëHapet panairi EXPOKOS 2024, bashkon liderët e industrisë dhe inovacionit në Prishtinë
Cila është koha më e mirë për të vizituar Parisin?
Dashni e vjetër, pamje e re, shije e njejtë
Regjistrimi i popullsisë, familja Jashari përfundon procesin nga stafi i ASK-së
Haradinaj takon Ramiz Kelmendin: Ekonomia e Kosovës ka nevojë për një model të ri të qeverisjes
Destinacioni juaj i modës Stilium organizon eventin e blerjeve në Albi Mall
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Guardiolan sa nuk e lëshoi zemra kur Heung-Min Son doli përballë Ortegas në shansin e madh të huqur nga koreani
“Më besoni, Mbappe nuk do t’i bashkohet Real Madridit” – iShowSpeed tregon se ku do të shkojë francezi
Rrëfimi i gruas që pretendon se nuk ka ngrënë apo pirë asgjë për më shumë se 16 vjet
Tre kartonë të kuq ndaj ekipit kundërshtar për t'ia siguruar titullin skuadrës së tij - gjyqtari holandez përjashtohet përjetësisht nga futbolli
Sport1: A po ndodh diçka e paimagjinueshme te Bayerni?
Julian Deda - finalisti i dytë i Big Brother VIP Albania 3