Ish-zëvendësministri i Arsimit, Nehat Mustafa, sot ka reaguar lidhur me vendimin e MASHTI-it për çështjen e sigurimit të librave për nxënësit e shkollës fillore.
Mustafa përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka ngritur dyshimet se ka rritje të shpenzimeve për tekstet shkollore për më shumë se dy herë nga buxheti i alokuar.
Ai ka kërkuar që Prokuroria e Shtetit duhet ta përcjell me vëmendje procesin, pasi siç tha ai ka rritje të shpenzimeve për tekstet shkollore për më shumë se dy herë nga buxheti i alokuar.
Lexoni më poshtë postimin e plotë të Mustafës:
Dyshimet vazhdojnë
Dy ditë më parë në postimin tim prezantova dokumentin e shpalljes së tenderit për të gjitha tekstet shkollore për klasat 1-5 dhe ato të gjuhës gjermane për klasat 6 dhe 8. Për këtë tender, MASHTI kishte alokuar buxhetin prej mbi 4.3 milion euro.
Në postimin tim supozova se në rast që tekstet do të kushtojnë mesatarisht nga 75 € për nxënës, atëherë vetëm për tekstet 1-5 do të shpenzohen së paku 9 milionë euro.
Ndaj këtij postimi tim dëgjova që kishte reaguar një këshilltar i ministres Nagavci duke e kontestu dhe e konsideru si shumë të lartë shumën mesatare prej 75 euro për nxënës. Por, dje shefja e tij e ngriti këtë shumë në 80 euro, e kjo do të thotë që edhe tejkalohet buxheti prej 9 milion euro.
Cfarë do të thotë tani ky “këshilltar”, cili perfolet për shumë ndërhyrje e keqpërdorime ne ministri e institucione të arsimit të lartë dhe që “befasisht” thuhet se është familjar UDB-ashi dhe se ka disa kallëzime penale.
Komisionet Parlamentare dhe Prokuroria e shtetit duhet ta përcjellin me vëmendje këtë çështje , sepse kemi rritje të shpenzimeve për tekstet shkollore për më shumë se dy herë nga buxheti i alokuar .
Dhe kjo nuk besoj që është rastësi..
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251