LAJMI I FUNDIT:

Replika të forta gjatë debatit të kandidatëve republikanë, pa pjesëmarrjen e ish-presidentit Trump

Replika të forta gjatë debatit të kandidatëve republikanë, pa pjesëmarrjen e ish-presidentit Trump

Debati dyorësh, i pari i mbajtur nga republikanët në këtë cikël elektoral, pati shkëmbime të nxehta për atë që njëri prej moderatorëve e quajti “elefanti që mungon” – duke iu referuar mungesës së kryesuesit së garës, ish-presidentit Donald Trump.

Pikërisht në kohën kur mbahej debati, ish-presidenti Trump u shfaq në një intervistë të transmetuar në internet ku përsëriti pretendimet e tij për manipulim të zgjedhjeve, sulmoi kandidatët rivalë, si dhe lavdëroi turmën e mbledhur më 6 janar 2021, pak përpara sulmit ndaj Kapitolit.

Ai tha se nuk po merrte pjesë në debatin presidencial në Miluoki për shkak se në anketime rezulton shumë më përpara se kandidatët e tjerë.


Disa prej kandidatëve, si ish-nënpresidenti Mike Pence dhe ish-Guvernatori i Nju Xhersit, Chris Christie, thanë se zoti Trump është i skualifikuar nga marrja sërish e detyrës së presidentit, për shkak të, siç thanë ata, mosrespektimit të Kushtetutës, si dhe mbi 90 akuzave penale me të cilat përballet tashmë.

Ish-Guvernatorja e Karolinës së Jugut, Nikki Haley, deklaroi se “Trump-i është politikani më i papëlqyer në Amerikë. Nuk mundemi t’i fitojmë kështu zgjedhjet e përgjithshme”.

Sidoqoftë, Vivek Ramaswamy, i futur rishtazi në politikë dhe që po fiton terren në anketime, e përkrahu ish-presidentin Trump, duke thënë se beson se ai ishte “presidenti më i mirë i shekullit të 21-të”.

Ramaswamy u dallua nga të tjerët duke shprehur kundërshti për mbështetjen amerikane për Ukrainën, dhe duke thënë se Kina është rrezik më i madh për Shtetet e Bashkuara se Rusia.

Disa kandidatë të tjerë, përfshirë Nikki Haley-in, ish-ambasadore amerikane në OKB, shprehën mbështetje të fortë për Ukrainën që po mbrohet nga sulmi i forcave ruse.

Pas debatit, ish-nënpresidenti Pence u tha gazetarëve se askush nuk duhej të ishte befasuar nga gjallëria e tij në skenën e debatit.

“Unë isha kampioni kryesues i vlerave konservatore në administratën Trump-Pence. Di si të luftoj dhe me kënaqësi e solla këtë frymë luftarake sot këtu”, tha zoti Pence.

Kundërshtari kryesor i zotit Pence gjatë mbrëmjes së debatit, zoti Ramaswamy, tha se i mirëpriti sulmet verbale që ish-nënpresidenti bëri ndaj tij.

“Kur Mike Pence më sulmon për mungesën e eksperiencës, mendoj se kjo më ndihmon, pasi nuk mendoj se njerëzit në këtë vend janë të interesuar të rikthejnë persona që recitojnë sllogane që i kanë mësuar përmendësh në vitin 1980”, tha zoti Ramaswamy.

Republikanët do të mbajnë debatin e tyre të dytë muajin e ardhshëm në Kaliforni. Vetëm njëri prej kandidatëve do të rikthehet në Uiskonsin korrikun e vitit që vjen – për të pranuar emërimin si kandidat i partisë së tij për president. /voa/

Në trend Botë

Më shumë
Ukrainasit shkatërrojnë sistemin raketor rus S-400

Ukrainasit shkatërrojnë sistemin raketor rus S-400

Evropa
Urdhërarrest për Netanyahun: Vendet evropiane që janë zotuar ta prangosin dhe ato ku ai ende mund të jetë i mirëpritur

Urdhërarrest për Netanyahun: Vendet evropiane që janë zotuar ta prangosin dhe ato ku ai ende mund të jetë i mirëpritur

Botë
Toka është anuar pothuajse një metër - shpjegimi shkencor dhe rreziku që vjen me të

Toka është anuar pothuajse një metër - shpjegimi shkencor dhe rreziku që vjen me të

Botë
Sulmi ukrainas me raketat britanike Storm Shadow, la të vrarë 500 ushtarë të Koresë së Veriut dhe një gjeneral rus

Sulmi ukrainas me raketat britanike Storm Shadow, la të vrarë 500 ushtarë të Koresë së Veriut dhe një gjeneral rus

Evropa
Izraeli vret liderin e Hezbollahut, i cili planifikoi një sulm të hollësishëm ndaj ushtarëve amerikanë në Irak

Izraeli vret liderin e Hezbollahut, i cili planifikoi një sulm të hollësishëm ndaj ushtarëve amerikanë në Irak

Azia
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj

Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj

Amerika
Kalo në kategori