LAJMI I FUNDIT:

Gazetarja ukrainase në Kosovë s’beson se ka vdekur Prigozhin, flet për takimin e Kurtit me Zelenskyn

Gazetarja ukrainase në Kosovë s’beson se ka vdekur Prigozhin, flet për takimin e Kurtit me Zelenskyn

Gazetarja ukrainase tregon se mëngjesin e sotëm (e enjte) janë takuar me kryeministrin Albin Kurti, ku janë njoftuar në lidhje me bisedën që ka pasur me presidentin Volodymyr Zelensky në Athinë.

Marina Zhyvotkova, e cila është strehuar tash e një vit e gjysmë në Kosovë thotë se Kurti ishte interesuar për qytetarët shqiptarë që jetojnë në Ukrainë, për çka presidenti ukrainas e ka garantuar se po kujdeset për gjithë popullatën njëjtë.

Zhyvotkova thotë se pas fitores së vendlindjes së saj, është e bindur që Ukraina do e njoh Kosovën. Ajo komenton edhe videon e postuar nga Zelensky, ku nuk përmend Kosovën. Mes tjerash, ajo thotë se nuk beson që ka vdekur shefi i Wagner, Yevgeny Prigozhin.


Gazetarja nga Ukraina thotë se në takimin në Athinë nuk ka qenë temë Kosova, po mbështetja e Ukrainës në situatën në të cilën ndodhet.

“Unë besoj që në këtë takim thjesht nuk ka pasur temë për Kosovën, nuk ka qenë koha e duhur që me përmend Kosovën. Ky ishte takim për mbështetjen e Ukrainës. Sepse, Ukraina tash përjeton kohën e vështirë. Ne nuk e dimë se si e kemi fatin pas një dite apo dy dite. Kosova në këtë takim ka treguar mbështetjen për Ukrainën edhe pas rregullimit të luftës, besoj që do të ndryshojnë gjërat”, thotë ajo për KosovaPress.

Tutje, ajo shpreh besimin e saj se pas fitores së Ukrainës do ta njoh Kosovën.

“Unë mendoj dhe jam e sigurt që pas fitores së Ukrainës do të njohim Kosovën sepse vetëm shteti pa luftë mund të bëjë hapa diplomatik, tjerë hapa diplomatik. Ne lusim dhe e kemi shpresën që kjo të ndodhë sa më shpejt…Ne kemi mbërritur në Kosovë përpara të gjithëve, deputetëve të Ukrainës që kanë qenë këtu. Gazetarët janë të parët që e kanë hapin në drejtim të njohjes dhe marrëdhënieve të Ukrainës me Kosovës dhe eventi tjetër shumë i madh është takimi i Kurtit me Zelenskyn”, shton ajo.

Gazetarja ukrainase e strehuar në Kosovë flet edhe për takimin që kanë pasur mëngjesin e sotëm (e enjte) me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

“Normalisht nuk tregohet e gjitha në kamerë, por në bisedën private që e kemi pasur sot në mëngjes me zotëri kryeministër, na ka ndarë informatën që ka pasur mundësi të bisedojë pak me Zelensky dhe ka bërë pyetje se si ndihet populli shqiptar që jetojnë një grup i vogël në territorin e Ukrainës, në kohën e luftës. Kështu që Zelensky është përgjigjur që ‘unë kujdesem për të gjithë popullatën njëjtë”, shton ajo.

Sa i përket takimit të presidentit ukrainas me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ajo shton se nuk do të ketë ndryshim të raporteve.

“Unë nuk besoj që do të ketë ndryshim në këtë drejtim, sepse Vuçiqi do të vazhdojë të mbështes Rusinë. Kështu që nuk besoj që diçka do të ndryshojë, nga ana e Serbisë”, shprehet ajo.

Dje është raportuar se është rrëzuar avioni në pronësi të Yevgeny Prigozhin, ku raportohet të kenë vdekur 10 persona, në mesin e tyre figuron edhe emri i tij. Por, deri më tani nuk ka konfirmime zyrtare. Për këtë nuk beson as gazetarja Marina, e cila thotë se i njëjtë është misterioz.

“Nuk besoj deri në fund në këtë lajm, sepse ai është person shumë serioz dhe misterioz dhe nuk harrojmë për këtë lajmin e dytë dhe ai mund të shfaqet në çdo moment prapë”, thotë ajo.

Marina Zhyvotkova, është në mesin e 12 gazetarëve të strehuar, që tash e një vit e gjysmë po punon në Kosovë.

“Unë para luftës kam punuar si kryeredaktore e një gazete, por fatkeqësisht territori është pushtuar dhe nuk kemi mundësi më të vazhdojmë punën. Kështu që kur jam transferuar në Kosovë kam vazhduar të punojë me mediat tjera online, kryesisht shkruaj për temat e barazisë gjinor, intervista me deputetë, art, kulturë dhe tregojë sa më shumë Kosovën që ta njoh Ukraina Kosovën “, thotë ajo.

Marina dhe gazetarët tjerë janë strehuar në Kosovë, në kuadër të programit ”Journalists in Residence-Kosovo” të iniciuar nga European Centre for Press and Media Freedom ECPMF, që mbështetet financiarisht nga Qeveria e Kosovës. Një vit e gjysmë më parë, Rusia ka nisur agresionin e plotë ndaj Ukrainës, duke shkaktuar luftën më të madhe në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore. /kp/

Në trend Lajme

Më shumë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan

Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan

Lajme
Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?

Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?

Lajme
Darka e Lamës në Llukë të Deçanit, Haradinaj: Shenjë e jona që na bashkon

Darka e Lamës në Llukë të Deçanit, Haradinaj: Shenjë e jona që na bashkon

Lajme
Njohësit e sigurisë: Serbia synon ta mbajë veriun të tensionuar

Njohësit e sigurisë: Serbia synon ta mbajë veriun të tensionuar

Siguri
Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të Armatosura të Kanadasë – flasin për shkëmbimin e kadetëve dhe stërvitjet e përbashkëta

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të Armatosura të Kanadasë – flasin për shkëmbimin e kadetëve dhe stërvitjet e përbashkëta

Siguri
Boshatisen qendrat e emigrantëve! Operatorët largohen nga Shëngjini e Gjadri

Boshatisen qendrat e emigrantëve! Operatorët largohen nga Shëngjini e Gjadri

Lajme
Kalo në kategori