LAJMI I FUNDIT:

ODE PËR DOMATEN

ODE PËR DOMATEN

Poezi nga: Pablo Neruda
Përktheu Roland Gjoza

rruga
mbushur me domate
mesditë,
verë,
drita është
përgjysmuar
si
një
domate,
lëngu i saj
rrjedh
nëpër rrugë
në dhjetor,
sërish
domatja
pushton
kuzhinat,
hyn
në kohën e drekës,
lehtë
pa pengesë
në tryezën e gatimit
midis syzeve,
enët me gjalpë,
kupat me kripë blu.
aureolë
drita e saj,
magji bukurie
për fat të keq,
duhet ta
vrasim atë:
thika
mbytet
në mish të gjallë,
të kuq
dhe në të brendshmet,
një diell
i freskët,
shfaqet
i thellë,
i pashterueshëm,
bashkohet dhe
sallata
e Kilit,
dhe qepa
e kthjellët
kjo është martesa
dhe për të festuar
për ta djegur
duhet të
derdhim
vajin,
ekstra virgjin
fëmijë e ullirit,
mbi hemisferat e tij të përgjysmuara,
piperi
shton
aromën,
kripa
magjepsjen
është dasma
e dites,
majdanozi
mbajtësi i
i flamurit,
patatet
pluskon fuqishëm
kundërmimi
i pjekjes
trokitni
në derë,
erdhi koha!
ejani!
dhe në mes
të tryezës
së verës,
domatja,
yll i tokës,
i pamposhtur
pjellor
yll,
që shfaq
shndritjet e tij të mahnitshme,
kanalet
proporcionet e jashtëzakonshme
dhe finesën,
pa gropë,
pa lëvore,
pa gjethe dhe gjëmba,
domatja ofron
dhuratën e saj
me ngjyrë të zjarrtë
freski të plotë


Në trend Kultura

Më shumë
T’i dashuroj të gjitha të metat, përveç mungesës ...

T’i dashuroj të gjitha të metat, përveç mungesës ...

Fjala+
Arkitektura hermafrodite

Arkitektura hermafrodite

Xhelal Llonçari
Jeta në komunizmin shqiptar

Jeta në komunizmin shqiptar

Kulture
Çelësi i paqes mendore

Çelësi i paqes mendore

Analiza
Fjalët e Enver Hoxhës dhe gjyqi kundër Zef Pllumit

Fjalët e Enver Hoxhës dhe gjyqi kundër Zef Pllumit

Kulture
Plaga

Plaga

Kulture
Kalo në kategori