LAJMI I FUNDIT:

Lëndohet një person në vendin e punës në Ferizaj

Lëndohet një person në vendin e punës në Ferizaj
Foto: Ilustrim

Një person ka kërkuar ndihmë mjekësore në Emergjencën e Ferizajt pasi që ishte lënduar në vendin e tij të punës.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të mërkurën rreth orës 13:00 në rrugën “Bajram e Gursel Sylejmani”, në Ferizaj.


Ndërsa, rasti është cilësuar si “Asgjësim, dëmtim ose heqje e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikim i sigurisë në vendin e punës”

“Viktima mashkull kosovar ka kërkuar ndihmë mjekësore në Emergjencën e Ferizajt, pasi që ishte lënduar në vendin e tij të punës. Njësit përkatëse janë duke hetuar rastin”, thuhet në raport. /Telegrafi/