LAJMI I FUNDIT:

Familjet hebreje falënderojnë shqiptarët që i shpëtuan në kohën e Holokaustit

Familjet hebreje falënderojnë shqiptarët që i shpëtuan në kohën e Holokaustit

Kur shqiptari të jep besën, vetëm vdekja mund të bëjë që të mos përmbushet ajo. Kështu thotë, Ichak Adizes, familja hebreje e të cilit ishte ndihmuar nga shqiptarët. Ai është një prej personave që Fondacioni shqiptaro-Amerikan, ka prezantuar si familje që ishin shpëtuar nga shqiptarët në kohën e Holokaustit.

Në një bisedë përmes videolidhjes, në kuadër të seminarit që Fondacioni Shqiptaro-Amerikan dhe Shoqata e Miqësisë Kosovë-Izrael kanë organizuar në Prishtinë, Adizes ka thënë se synon të vizitojë Kosovën në mënyrë që të falënderojë popullin për ndihmën e dhënë.

“Kur shqiptari të jep besën vetëm vdekja mundet mos me e përmbushë atë, edhe sa shtete munden me e thënë këtë asgjë nuk mund të lirojë nga kjo fjalë, një karakteristikë e veçantë e një populli, na kanë ndihmuar me ushqim dhe na kanë mbajtur dy vite. Pak njerëz në botë kanë marrë përgjegjësi që të shpëtojnë jetë njerëzish, për fat ta keq nuk kam qenë në Prishtinë, kam dashur të vij por tash edhe u plaka, por ndoshta udhëtimin tim të radhës te vij dhe te falënderoj për shpëtimin e familjes time”, tha Adizes.


Ndërsa drejtoresha e Fondacionit Shqiptaro-Amerikan, Shirley Cloyes DioGuardi, tha se ndjehet e gëzuar për ndihmën e ofruar nga shqiptarët për popullin hebrenj në kohën kur ata kishin nevojë.

Ajo tha se Kosova është vendi ku kanë gjetur strehë shumë shtete të tjera.

“Bota e shqiptarëve të Kosovës ka ndihmuar, dhe shtetet përreth kanë gjetur këtu strehë në Kosovë dhe janë bartur në Kosovë, dhe të gjitha këto tentime i kanë ndihmuar refugjatëve të dalin dhe të flasin për ngjarjet që kanë ndodhur këtu. Këtu kemi ngjarje qa janë unike qe kanë ndodhur”, tha Dio Guardi

Se shqiptarët kanë rrezikuar çdo gjë për të shpëtuar hebrenjtë e tha edhe Ileana Ros-Lehtinen, familjare e një familjes hebrenjve.

“Ata shqiptarët që kanë rrezikuar çdo gjë për të shpëtuar hebrenjët d.m.th. nga kaosi. Më vjen shumë keq që nuk mund të jem me ju pranë jush aty, por dua t’i bashkëngjitëm dhe njoh tolerancën dhe sakrificën për flijimin që bënë shqiptarët. Ne e kemi nder që të marrim pjesë këto ngjarje të lidhjes Shqiptaro-Amerikane. Dëshirojmë të bëjmë çmos t’i mbajmë gjallë këto tregime që ta kuptojmë rolin e shqiptarëve. Si një refugjate nga Kuba e mbaj mend shumë mirë, si është të jetosh në një diktaturë të pashpirt, të themi ashtu të tmerrshme. Prandaj unë jam përkrahëse e lirisë, demokracisë dhe kam nderin që të quhem mike e njerëzve shqiptarë, njerëzve që dëshmojnë edhe dhembshuri, humanitet”, tha Lehtinen

Po ashtu, Avner Shalev drejtor i institutit Yad Vashem, tha se do të bëjë çmos që edhe gjeneratat e reja të informohen për historinë e hebrenjve të një gjenocidi të tmerrshëm.

“Njerëzit që janë shpëtuar nga shqiptarët, dhe kemi 150 nga Shqipëria dhe Kosova dhe duhet t’i njohim edhe të tjerët që janë të domosdoshëm për këtë proces te njohjes. Ajo që është më rëndësishme t’i mbajmë mend të mësojmë botën, gjeneratat e reja për veprën e tyre guximtare. Për këtë arsye kemi një kopsht të veçantë në vendin tonë ku është skalitur çdo emër i atyre njerëzve siç e keni bërë edhe ju në Kosovë, sepse ne dëshirojmë t’i mbajmë mend ata njerëz të flasim për veprat e tyre dhe duam që edhe të rinjtë të bartin këtë trashëgimi në gjeneratat” , tha Shalev.

Ndërsa ish-kongresisti amerikan, Joseph J. DioGuardi u shpreh se koha e Enver Hoxhës në Shqipëri ishte shumë e vështirë . Ai tha se Enver Hoxhën nuk do donte as të takonte sepse ishte njeri komunist.

“Ata skllavët kanë gjetur mënyra që të mos duhet për shqiptarët dhe të fshihnin që nuk kishin të drejtë dhe ishte shumë e vështirë për shqiptaret që të ngritin zërin e vet. Unë jam amerikan. Kam lindur besoj në liri, demokraci, në fjalë të lirë, por fillova të kuptoj që do të luaj një rol më të madh për shqiptarët sesa për Kosovën… Nuk dua të mbaj mend Enver Hoxhën, Nuk kam dashur as ta takoj. Ishte njeri i keq për humanitetin, njerëzimin vriste njerëz , njerëz të ndryshëm dhe e kishte mbështetjen e Kinës në atë kohë një shtet tjetër komunist, por merre me mend derisa fliste Ramiz Alia, ishte i ndjeshëm dhe tingëllonte si një diplomat që unë do të takoja në Amerikë. Nuk e di a aktronte apo e ka parë mundësinë që në histori bota po ndryshon dhe që komunizmi nuk do të vazhdojë siç ishte në Shqipëri”, tha DioGuardi

Gjithashtu sot, në Prishtinë është inauguruar “Muri i nderit”, në shenjë nderimi për sakrificën e shqiptarëve të Kosovës në shpëtimin e hebrenjve gjatë Holokaustit.

Në murin që u vendos në Parkun e Qytetit prej sot do të qëndrojnë emrat e 23 familjeve që ndihmuan dhe shpëtuan hebrenjtë gjatë Holokaustit.

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se ky mur është dëshmi e një miqësie të garantuar të popullit shqiptar dhe atij hebre, derisa e vlerësoi si frymëzim për brezat e ardhshëm. /kp/

Në trend Lajme

Më shumë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Politikë
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost

“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin

Lajme
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Lajme
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Drejtësi
Analistët komentojnë adresimin e presidentes Osmani në Kuvend

Analistët komentojnë adresimin e presidentes Osmani në Kuvend

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Kalo në kategori