LAJMI I FUNDIT:

Tekstet shkollore, Haradinaj i ashpër me kryeministrin: Kur është boll për Kurtin?

Tekstet shkollore, Haradinaj i ashpër me kryeministrin: Kur është boll për Kurtin?

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka vazhduar me kritika ndaj kryeministrit Albin Kurti.

Haradinaj e ka akuzuar Kurtin për mos sigurimin e teksteve shkollore për nxënësit në vitin shkollor 2023/24.

Është detyrë e Qeverisë dhe e askujt tjetër që t’i sigurojë tekstet shkollore për nxënësit e Kosovës. Çdo justifikim për këtë dështim është qesharak”, ka thënë Haradinaj, transmeton Telegrafi.


Më tej ai ka pyetur se “çfarë duhet të ndodh tjetër që Kurti ta kuptojë që ai dhe qeveria e tij janë kthyer në dëm për Kosovën?”.

“Çfarë faji i kanë prindërit e nxënësit që po i poshtëron me tekste shkollore. Sikur nuk u mjaftoi poshtërimi që iu bënë mësimdhënësve me paga”, thotë Haradinaj.

“Kur është boll për Kurtin?!”, ka pyetur kreu i AAK-së.

Haradinaj ka reaguar pasi Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, e ka paraqitur si mundësi që këtë vit prindërit t’i blejnë tekstet shkollore ndërsa mjetet financiare do t’u transferohen nga shteti. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Moti për pesë ditët e ardhshme

Moti për pesë ditët e ardhshme

Lajme
Mospërshtatja e shpjetësisë, shkaktar i vetaksidentit në Pejë ku humbi jetën shoferi

Mospërshtatja e shpjetësisë, shkaktar i vetaksidentit në Pejë ku humbi jetën shoferi

Kronika e Zezë
Vetaksident në Pejë, vdes shoferi i automjetit

Vetaksident në Pejë, vdes shoferi i automjetit

Kronika e Zezë
Tragjedia në Jabllanicë, tre fëmijët varrosen sot - kërkohet hetim i plotë për shkaqet e shembjes së objektit

Tragjedia në Jabllanicë, tre fëmijët varrosen sot - kërkohet hetim i plotë për shkaqet e shembjes së objektit

Lajme
Tragjedia në Jabllanicë, pamjet nga kamerat e sigurisë tregojnë momentin e shembjes së objektit ku humbën jetën tre fëmijë

Tragjedia në Jabllanicë, pamjet nga kamerat e sigurisë tregojnë momentin e shembjes së objektit ku humbën jetën tre fëmijë

Lajme
LVV, LDK dhe PDK ndëshkohen me gjoba të majme nga PZAP për shkelje në fushatë

LVV, LDK dhe PDK ndëshkohen me gjoba të majme nga PZAP për shkelje në fushatë

Politikë
Kalo në kategori