LAJMI I FUNDIT:

Kinezët vazhdojnë të “kopjojnë” – prezantojnë dronin kamikaz që i ngjan Shahed-136 iranian

Kinezët vazhdojnë të “kopjojnë” – prezantojnë dronin kamikaz që i ngjan Shahed-136 iranian

Disa fotografi nga forumi ushtarak Armiya-2023 në Rusi thuhet se tregojnë se ekziston një kompani kineze e paspecifikuar që prezanton dronin e saj vetëvrasës të quajtur Sunflower 2000.

Dhe bazuar në pamjen e tij dhe specifikimet e deklaruara, ai është në thelb një kopje e shahed-136 të prodhuar nga Irani, shkruajnë disa media të huaja, përcjell Telegrafi.

Megjithatë ka një ndryshim të vogël.


Inxhinierët kinezë duket se po e konsiderojnë produktin e tyre “më të teknologjisë së lartë” sesa zëvendësuesin origjinal iranian ose rus, për shkak se siç pretendohet, e bën atë “më të përshtatshëm për përdorim praktik”.

Burime të ndryshme përmendin rrezen e sulmit prej 1500 ose 2000 km, një shpejtësi të lëvizjes që varion nga 160 në 220 km/h.

Këto specifikime janë pak a shumë të ngjashme me ato të paraqitura nga Shahed-136, i cili gjithashtu mban emrin Geran-2 në Rusi.

Në të njëjtën kohë, “pesha e lëshimit” të Sunflower 200 është vetëm 175 kg në krahasim me 240 kg të njohur të Shahed-136.

Aktualisht nuk dihet se cilat do të jenë ose janë ritmet e prodhimit të municioneve të reja të prodhuara nga Kina, dhe më e rëndësishmja, sa prej tyre i ofrohen Rusisë në këtë ngjarje të teknologjisë ushtarake. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Ukraina me sulme kibernetike ndaj Rusisë - shërbimet bankare dhe telekomunikuese pësojnë kolaps

Ukraina me sulme kibernetike ndaj Rusisë - shërbimet bankare dhe telekomunikuese pësojnë kolaps

Teknologji
Publikohen disa specifika të iPhone 17 Slim

Publikohen disa specifika të iPhone 17 Slim

Teknologji
WhatsApp së shpejti do t'ua mundësojë të flisni me njerëz të tjerë në gjuhë të ndryshme, falë funksionit Live Translate

WhatsApp së shpejti do t'ua mundësojë të flisni me njerëz të tjerë në gjuhë të ndryshme, falë funksionit Live Translate

Teknologji
Netflix ndalon së punuari në këta modele të televizorit

Netflix ndalon së punuari në këta modele të televizorit

Teknologji
Facebook po bëhet rrjeti social i preferuar i “pensionistëve”, të rinjtë çdo herë e më shumë po largohen

Facebook po bëhet rrjeti social i preferuar i “pensionistëve”, të rinjtë çdo herë e më shumë po largohen

Samsung Galaxy M21 2021 Edition ka tre kamera dhe kushton 140 euro

Samsung Galaxy M21 2021 Edition ka tre kamera dhe kushton 140 euro

Kalo në kategori