LAJMI I FUNDIT:

Fjetja në punë do të jetë e mundur – japonezët dizajnojnë një kabinë të veçantë

Fjetja në punë do të jetë e mundur – japonezët dizajnojnë një kabinë të veçantë
(Foto: Screenshot/Youtube/Giraffenap)

Shkencëtarët japonezë kanë zhvilluar një kapsulë të veçantë në formë kabine që i lejon punonjësit të bëjnë një sy gjumë gjatë pauzës duke qëndruar në këmbë.

‘Giraffenap’ është modeluar sipas kafshëve me qafë të gjatë si llamat, alpakat dhe gjirafat, të cilat ndonjëherë flenë në pozicion vertikal.

Japonezët njihen si punëtorë të mëdhenj që kalojnë 14 deri në 16 orë në ditë duke punuar me zell në punë. Megjithatë, ata kanë nevojë edhe për pushim dhe nga kjo ka lindur ideja e kompanisë japoneze Kojuju Gohan për të krijuar një kapsulë të veçantë, inovative në të cilën punonjësit mund të bëjnë një sy gjumë gjatë pauzës në punë.


(Foto: Instagram/giraffenap)

Në bazë të madhësisë, kapsula është e afërt me një kabinë telefonike, e lartë rreth dy metra e gjysmë dhe rreth 1.2 metra e gjerë, dhe përmban një sërë platformash në të cilat një person mund të mbështetet në pozicionin më natyral të gjumit, ndërsa muret speciale bllokojnë zhurmën qe vjen nga jashtë. Brenda kapsulës ka gjithashtu një sensor tymi dhe ndriçim diskret.

Tensionet në zyrë, si t’u mbijetoni kolegëve të padurueshëm
Lexo po ashtu Tensionet në zyrë, si t’u mbijetoni kolegëve të padurueshëm

Dizajnerët e ‘Giraffenap’ pohojnë se ajo do të ndihmojë në përmirësimin e produktivitetit të punonjësve dhe shëndetin e tyre të përgjithshëm.

(Foto: Instagram/giraffenap)

Kërkimet shkencore kanë treguar se shumë njerëz përjetojnë lodhje fizike dhe stres, por se një sy gjumë i shkurtër gjatë punës mund të përmirësojë shumë performancën e punonjësve. Megjithatë, planifikuesit rekomandojnë që gjumi në kapsulë të mos zgjasë më shumë se 20 minuta, sepse mund ta çrregullojë gjumin e natës.

Në të ardhmen, pajisje të tilla mund të gjenden jo vetëm në zyrat japoneze, por edhe në restorante lokale, kafene dhe ambiente të tjera biznesi, duke u dhënë të gjithë punonjësve mundësinë që të rikuperohen shpejt gjatë ditës. /Telegrafi/