LAJMI I FUNDIT:

Edicioni i dytë ‘Zurich Shqip Up Comedy’ vjen në tetor me një organizim edhe më gjigant se vitin e kaluar

Edicioni i dytë ‘Zurich Shqip Up Comedy’ vjen në tetor me një organizim edhe më gjigant se vitin e kaluar

„Thuhet se e qeshura zgjat jetën e njeriut. Ju them me siguri se pas nates se sontme, jeta juaj do te zgjatet edhe per disa dite“ ishte kjo nje pjese nga performanca e aktorit Avni Shkodra ne edicionin e parë të Zürich Shqip up Comedy Show të mbajtur në Zvicër vitin e kaluar.

Gjasat për të shtuar jetëgjatësinë jane të sigurta, sepse Zürich Shqip up Comedy Show po vjen në tetor me edicionin e dytë.


Edicioni i parë i Festivalit ishte një sukses në vete, me një pjesëmarrje masive nga shumë vende të Evropës, ku shumë nga ta, në mungesë të vendeve, kaluan mbrëmjen në këmbë.

Mirëpo këtë vit, „Plan B „së bashku me aktorin Ridvan Muratin dhe Alban Hamzën, në cilësinë e organizatorëve, janë përkujdesur që të mos mungoje asgjë, duke u nisur me rezervimin e një Teatri të mirëfilltë me mbi 900 ulëse, si dhe me ndriqim dhe zërim profesional.

Sikurse vitin e kaluar, aktorët performues janë përzgjedhur nga të gjitha trevat shqipfolëse, e poashtu do ketë edhe aktorë lokal që do të performojnë në gjuhën gjermane.

Vitin e kaluar interesimi ka qenë aq i madh sa që të gjitha biletat jane shitur tri javë para, dhe këtë vit organizatorët presin edhe më shumë interesim, pasi edhe lokacioni më qëndror si dhe Teatri i tashëm, ofron një komoditet më të madh.

Nga organizatorët merret vesh se së shpejti do të publikohen edhe emrat e artistëve që do të marrin në edicionin e dytë të festivalit, si dhe detajet tjera sa i perket shitjes se biletave.

Lidhur me organizimin në fjalë, aktori dhe producenti Ridvan Murati publikoi ditë më parë në rrjetin social Facebook një video, ku ndër të tjerash theksonte edhe risitë e “Zurich Shqip Up Comedy 2023”.

“Pas suksesit te Edicionit të parë, Zürich Shqip Up Comedy Festival vjen fuqishëm me Edicionin e Dytë që do të mbahet më 21.10.2023 në Zürich. Kërkesa e të gjithë pjesëmarrësve te vitit të kaluar e sidomos e atyre qe nuk mund te merrnin pjesë, na obligon që edicioni i sivjemë të jetë edhe më madhështor. Me emra te rinj e të vjetër, yjet shqiptare te Stand Up komedisë do të performojne enkas per adhuruesit e këtij zhanri. Prandaj, ata qe ishin vitin e kaluar, mirë se vini prapë. E ju qe nuk patët mundësinë, tashmë e keni rastin të bëheni pjesë e një ngjarje madhështore. Pra, mos harroni, e rezervojeni datën: 21 Tetor 2023 – Spirgarten Theater Zürich”, ka shkruar aktori dhe producenti Murati. /Telegrafi/