LAJMI I FUNDIT:

Greenwood nuk do të luajë më për Manchester United

Greenwood nuk do të luajë më për Manchester United

Manchester United ka marrë vendim që t’i ndajë rrugët me Mason Greenwood.

Djajtë e Kuq kishin filluar një hetim të brendshëm për sulmuesin anglez për shkak të sulmit seksual dhe përdhunimit.


Edhe pse gjykata në Britaninë e Madhe e liroi nga të gjitha akuzat Greenwoodin, United vendosi që të kryente një hetim të veçantë për të.

Man Utd pritet të largojë Greenwood pas zhurmës së madhe në media
Lexo po ashtu Man Utd pritet të largojë Greenwood pas zhurmës së madhe në media

Derisa pritej vendimi për disa muaj, tani klubi anglez ka marrë vendim që t’i ndajë rrugët me lojtarin.

Sipas asaj që raporton Fabrizio Romano, është arritur marrëveshje e dyanshme që të ndahen rrugët dhe pritet vendimi zyrtar.

Edhe pse kishte kërkesa që lojtari të vazhdonte të luante për Manchester United, në fund bordi vendosi që një gjë e tillë mos të ndodhë. /Telegrafi/