LAJMI I FUNDIT:

Rama: TEA, udhërrëfyesi që ndihmon turistët e huaj të zbulojnë Shqipërinë

Rama: TEA, udhërrëfyesi që ndihmon turistët e huaj të zbulojnë Shqipërinë

TEA (Tourism Events of Albania), kalendari digjital i turizmit është një platformë e mirë-organizuar e programeve turistike, kulturore dhe artistike që u shërben turistëve që zgjedhin të vizitojnë Shqipërinë.

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale një video informuese mbi këtë udhërrëfyes, i cili gjatë kësaj vere ka ndihmuar pushuesit e veçanërisht turistët e huaj për të zbuluar Shqipërinë me gjithçka.


TEA është aplikacioni i parë i krijuar në Shqipëri, si kalendari i parë digjital për eventet e turizmit kulturor, sporteve dhe të traditës, i disponueshëm në Apple Store dhe në Play Store.

Në aplikacionin TEA pasqyrohen eventet e kategorive të ndryshme si Art Fest, Trashëgimi Kulturore, Festivale Muzikore, Sport, Koncerte, Folklor, Festa Lokale, Arte Pamore, Agro-turizëm e Kulinari dhe Teatër. Janë mbledhur në çdo cep të Shqipërisë mbi 1,110 evente nga më të ndryshmet dhe TEA sjell informacionin për çdo event, për çdo preference e grupmoshë, në shqip dhe në anglisht.

Aplikacioni TEA është i aksesueshëm falas në të gjithë telefonat. Në aplikacion gjenden aktivitetet që ndodhin gjatë sezonit turistik në çdo kohë dhe në çdo vend. Mjafton të vendosësh vendndodhjen dhe aplikacioni do të nxjerrë rezultatet ku veprimtaritë do të jenë të dedikuara për të gjitha grupmoshat.

Ky kalendar turistik digjital është realizuar nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit përmes Agjencisë Kombëtare të Turizmit në koordinim me institucione të tjera si Ministria e Kulturës dhe të gjitha bashkitë e vendit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Rrëfimi i 29-vjeçarit shqiptar i cili harxhoi 30 mijë euro për të shkuar në Britani, punoi në shtëpi kanabisi por s’e paguan

Rrëfimi i 29-vjeçarit shqiptar i cili harxhoi 30 mijë euro për të shkuar në Britani, punoi në shtëpi kanabisi por s’e paguan

Lajme
Paralajmëron Serwer: Rikthimi i Donald Trump dhe bashkëpunimi i tij me serbofilin Richard Grenell çojnë Ballkanin në luftë

Paralajmëron Serwer: Rikthimi i Donald Trump dhe bashkëpunimi i tij me serbofilin Richard Grenell çojnë Ballkanin në luftë

Lajme
Qeveria për takimin në Bruksel: Serbia refuzoi planin e sekuencimit dhe e sabotoi diskutimin për të zhdukurit

Qeveria për takimin në Bruksel: Serbia refuzoi planin e sekuencimit dhe e sabotoi diskutimin për të zhdukurit

Lajme
“Ishim dhe do të jemi me Kosovën”, Ambasada amerikane feston 248-vjetorin e Pavarësisë së ShBA-së

“Ishim dhe do të jemi me Kosovën”, Ambasada amerikane feston 248-vjetorin e Pavarësisë së ShBA-së

Lajme
Vrasja e policit në Zllatar, dëshmitari thotë se i akuzuari pas ngjarjes kritike kishte filluar të bërtiste e ta godiste veten

Vrasja e policit në Zllatar, dëshmitari thotë se i akuzuari pas ngjarjes kritike kishte filluar të bërtiste e ta godiste veten

Drejtësi
Sot ditë zie në Kosovë në nderim të Ismail Kadaresë

Sot ditë zie në Kosovë në nderim të Ismail Kadaresë

Lajme
Kalo në kategori