LAJMI I FUNDIT:

Rita Ora në Ibiza me bashkëshortin, shijon banjën e famshme me akull

Rita Ora në Ibiza me bashkëshortin, shijon banjën e famshme me akull
Foto: Rita Ora/Instagram

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, këto ditë ka udhëtuar në Ibiza të Spanjës.

Ajo ka shkuar atje bashkë me burrin e saj, regjisorin Taika Waititi, ku ky i fundit festoi edhe ditëlindjen e tij të 48-të.

Këngëtarja e hitit “Lonely Together” ka publikuar në rrjetin social Instagram disa fotografo, nga momentet e këndshme që ka shijuar bashkë me burrin e saj atje.


Foto: Rita Ora/Instagram

Ndër të tjerash, Ora ka bërë të ditur se gjatë qëndrimit në Ibiza, ka shijuar edhe banjën e famshme me akull – krioterapinë, një metodë e holandezit Wim Hof.

Brenda festës luksoze të Rita Orës dhe burrit të saj në Ibiza, organizuar për ditëlindjen e 48-të të Taikas
Lexo po ashtu Brenda festës luksoze të Rita Orës dhe burrit të saj në Ibiza, organizuar për ditëlindjen e 48-të të Taikas

Kjo metodë thuhet se ofron shumë përfitime shëndetësore, për shembull për të forcuar imunitetin, përshpejtimin e metabolizmit, uljen e inflamacionit, lehtësimin e dhimbjeve të muskujve, përmirëson gjumin dhe përqendrimin mendor.

Foto: Rita Ora/Instagram

Në fotografitë e publikuara në Instagram, 32-vjeçarja shkroi: “Unë duhet të takoja vet njeriun e akullit Wim Hof këtu dhe ai është sinqerisht më i ëmbli! Madje ai interpretoi disa këngë edhe për ne. Dikush tjetër ka bërë një banjë me akull më parë? Është çmenduri”.

Foto: Rita Ora/Instagram

Këto pushime të Ritës vijnë pas sukseseve që artistja shqiptare shijoi me publikimin e albumit të saj më të fundit, “You & I”, i cili doli në shitje gjatë muajit korrik. /Telegrafi/

Foto: Rita Ora/Instagram

Foto: Rita Ora/Instagram

Foto: Rita Ora/Instagram