LAJMI I FUNDIT:

Truku për pastrimin e furçës: Mos i tërhiqni qimet furishëm, papastërtia do të zhduket vetë

Truku për pastrimin e furçës: Mos i tërhiqni qimet furishëm, papastërtia do të zhduket vetë

Nëse dëshironi ta pastroni siç duhet, ekziston një metodë e lehtë dhe e thjeshtë që zgjat vetëm disa minuta

Në kanalin YouTube u shfaq një klip i quajtur “Clean My Space” me një truk që fitoi 2.5 milionë shikues.

Videoja “Si të pastroni një furçë flokësh” tregon se si duket furça para dhe pas pashtrimit – si e re! – transmeton Telegrafi.

Ja çfarë ju nevojitet: një furçë flokësh, laps, gërshërë dhe një furçë rezervë për dhëmbët.

Merrni një tas dhe pak shampo. Fillimisht merrni një laps dhe kaloni në mes të furçës, në mënyrë që qimet të largohen nga baza e furçës. Më pas merrni gërshërët dhe prisni flokët përpara se t’i shkulni. Shtoni ujë të ngrohtë në një tas ose ndonjë enë tjetër dhe shtoni shampo. Përziejini me një furçë dhëmbësh dhe më pas fërkoni furçën me të për disa minuta.

Lehtë dhe thjeshtë… Shikoni si duket ky truk:

/Telegrafi/