LAJMI I FUNDIT:

Pas Shqipërisë, Dua Lipa mbërrin me të dashurin në Ibiza teksa fotografohet duke pirë një cigare

Pas Shqipërisë, Dua Lipa mbërrin me të dashurin në Ibiza teksa fotografohet duke pirë një cigare

Dua Lipa u relaksua me të dashurin e saj të ri Romain Gavras në Ibiza të Spanjës të shtunën.

Ylli i muzikës pop, 27 vjeçe, tymosi një cigare ndërsa kalonte kohë me të dashurin e rij 42 vjeçar dhe motrën e saj Rina, 22 vjeçe, dhe vëllain Gjin, 17 vjeç, shkruan DailyMail.

Dua tregoi ndjenjën e saj unike të stilit e veshur me një palë pantallona të shkurtra me material xhins të gjata deri tek gjuri, të kombinuara me një xhaketë të bardhë me rripa.


Interpretuesja e hitit “New Rules” e kompletoi veshjen e saj me një palë taka me ngjyrë portokalli, ndërsa mbante gjërat e saj në një çantë.

Dua Lipa e merr të dashurin e ri Romain Gavras me vete në Shqipëri
Lexo po ashtu Dua Lipa e merr të dashurin e ri Romain Gavras me vete në Shqipëri

Romain ishte veshur tërësisht në të zezë, me veshjen e cila ishte e përbërë nga një bluzë, xhinse dhe kapele bejsbolli, ndërsa mbronte sytë me një palë syze të errëta dielli.

Dua ka shijuar një udhëtim romantik të largët me Romainin, i cili është djali i kineastit greko-francez Costa-Gavras, i njohur për thrillerin e errët politik dhe komik “Z”.

Ku udhëtim i tyre vjen pak kohë pasi u zbulua se producenti muzikor Bosko Kante ka ndërmarrë veprime ligjore kundër saj për përdorimin e një materiali muzikor në këngën e saj hit, “Levitating”.

Aksioni ligjor u ngrit në Los Angeles të hënën me Kanten që beson se ai ka të drejtë për më shumë se 20 milionë dollarë fitim nga suksesi i këngës “Levitating”.

Dua Lipa publikon video duke kërcyer valle tradicionale me familjarët në Sarandë
Lexo po ashtu Dua Lipa publikon video duke kërcyer valle tradicionale me familjarët në Sarandë

Sipas Reuters, veprimi pretendon se Dua kishte leje të përdorte kutinë e bisedave në regjistrimin e saj origjinal, por jo në ndonjë remiks.

Ai gjithashtu pretendon se Dua e përdori përsëri regjistrimin pa leje në publikimet e ardhshme, duke përfshirë remiksin e “The Blessed Madonna” dhe një performancë që ajo dha në eventin e ndarjes së çmimeve, American Music Awards.

Bosko thotë se ai krijoi ‘ElectroSpit Talk Box’, një pajisje e veshur rreth qafës që mund t’i kthejë dridhjet vokale në zhurma të ngjashme me instrumentet.

Billboard raporton se avokatët e Boskos thonë se producenti ka bërë ‘përpjekje të shumta’ për të zgjidhur pretendimin, për të cilin ata thonë se është një ‘shkelje e hapur’ e të drejtës së tij të autorit.

Avokatët e tij shtuan se producenti ndërmori veprime ligjore sepse Dua tregoi ‘mosgatishmëri për të bashkëpunuar ose pranuar përgjegjësi’.

Nuk është hera e parë që Dua përballet me veprime ligjore për hitin “Levitating”, që njëherësh është një nga këngët e saj më të njohura. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës

Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës

Magazina

"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK

Magazina
Diana reagon për herë të parë pas daljes nga BBVK, falënderon publikun ndërsa nuk e përmend fare Arionin!

Diana reagon për herë të parë pas daljes nga BBVK, falënderon publikun ndërsa nuk e përmend fare Arionin!

Magazina
Atilla Kardesh rikthehet sonte në spektaklin Big Brother VIP Kosova?

Atilla Kardesh rikthehet sonte në spektaklin Big Brother VIP Kosova?

Magazina

"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë

Magazina
Drenusha- Rovenës: Ti doje të kishe diçka me Atillën, edhe mund ta duash por ti nuk hyn në preferencat e tij

Drenusha- Rovenës: Ti doje të kishe diçka me Atillën, edhe mund ta duash por ti nuk hyn në preferencat e tij

Magazina
Kalo në kategori