LAJMI I FUNDIT:

Pronarët e një fushe të lulediellit në Angli u kërkojnë vizitorëve të mos bëjnë foto nudo

Pronarët e një fushe të lulediellit në Angli u kërkojnë vizitorëve të mos bëjnë foto nudo

Pronarët e një fushe me të lulediellit në Angli po u luten vizitorëve që të ndalojnë së zhveshuri për të bërë foto nudo në publik.

Sam Wilson dhe Nette Petley – të cilët janë vëlla e motër – pronarë të Stoke Fruit Farm në Hayling Island, thanë se u desh që të vendosin shenja ku vizitorëve iu kërkohej që të përmbaheshin nga lakuriqësia publike pas gjashtë incidenteve të fotosesioneve të zhveshura që ndodhën që kur fusha e lulediellit u hap për publikun muajin e kaluar – duke përfshirë tre incidente në një ditë të vetme.

“Ju rikujtoj të gjithëve se ne jemi një zonë familjare dhe ju lutemi mbani rrobat tuaja të veshura kur hyni në fushën e lulediellit! Po kemi një rritje të raporteve për foto nudo dhe kjo nuk duhet të ndodhë gjatë seancave tona publike, ju lutemi”, tha ferma në një postim në Facebook, shkruan UPI, përcjell Telegrafi.


Signs have been posted around a British sunflower farm after visitors were spotted stripping off in public view.

Wilson dhe Petley thanë se nuk t’ia prishin qejfin askujt, por se lakuriqësia së fundmi është një problem.

“Kemi pasur gjithmonë vizitorë që bëjnë fotografi të rrezikshme, por ky është viti i parë që ka qenë një problem, prandaj kemi vendosur shenja”, bëri të ditur Wilson për CNN.

Dyshja thanë se familjet të cilat vizitojnë fushën janë ankuar duke thënë se fëmijët e tyre ishin dëshmitarë të incidenteve të lakuriqësisë.

“Vendi është i madh dhe ka kaq shumë vende që mund të fshiheni pa ju gjetur askush për më shumë se një orë, por këto incidente ndodhën në vende të hapura”, deklaroi Petley. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë

"Përbindëshi i deteve" - ky është transportuesi më i madh i automjeteve në botë

Interesante
U ndalë për kafe, kosovari bleu edhe një tiketë gërvishtëse prej 5 eurosh në Itali – fitoi 500 mijë euro me të

U ndalë për kafe, kosovari bleu edhe një tiketë gërvishtëse prej 5 eurosh në Itali – fitoi 500 mijë euro me të

Virale
E bllokuar në hapësirë për nëntë muaj, astronautja e NASA-s detajon se si është jeta në orbitë - tregon pjesën më të vështirë

E bllokuar në hapësirë për nëntë muaj, astronautja e NASA-s detajon se si është jeta në orbitë - tregon pjesën më të vështirë

Interesante
Gjirafa e ngordhur udhëton nëpër rrugët e Amerikës - bëhen virale pamjet e saj

Gjirafa e ngordhur udhëton nëpër rrugët e Amerikës - bëhen virale pamjet e saj

Interesante
Gruaja bëhet virale pasi u shfaq në TV me një lodër të seksit pas vetes

Gruaja bëhet virale pasi u shfaq në TV me një lodër të seksit pas vetes

Peshku i kuq 'Megalodon' është gjetur në Pensilvania

Peshku i kuq 'Megalodon' është gjetur në Pensilvania

Interesante
Kalo në kategori